Komuniteti shqiptar në Manchester kremtoi 17-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.
Në këtë ngjarje të veçantë mori pjesë edhe Kryetarja e Komunës së Trafford, znj. Amy Whyte, e cila shprehu mbështetjen e saj për komunitetin shqiptar dhe rëndësinë e ruajtjes së identitetit kulturor.
Zv. Shefi i Misionit të Kosovës në Mbretërinë e Bashkuar, z. Vlorat Gashi, mbajti një fjalë përshëndetëse, duke përgëzuar organizatorët për përkushtimin dhe angazhimin e tyre në kremtimin e kësaj date historike për Kosovën. Ai ishte i shoqëruar nga diplomati z. Ilir Bytyqi.
Një moment i veçantë i mbrëmjes ishte inaugurimi i Shoqatës së Shqiptarëve të Manchesterit “Eagle Bee”, një nismë e ndërmarrë nga z. Hamit Bujupi dhe znj. Besarta Shurreci, e cila synon të shërbejë si një qendër mbështetëse dhe lidhëse për shqiptarët e këtij qyteti.
Ky event konfirmoi edhe një herë frymën e bashkimit dhe përkushtimin e diasporës shqiptare për të ruajtur dhe promovuar kulturën dhe identitetin kombëtar.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.