17-vjetori i Pavarësisë së Kosovës bashkon shqiptarët në Liverpool

E diel, 23 Mars, 2025

Me një atmosferë festive dhe plot emocione, komuniteti shqiptar në Liverpool kremtoi sot 17-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës në një aktivitet të organizuar nga shkolla shqipe “Pjetër Budi”.

Në këtë ngjarje të rëndësishme morën pjesë Ambasadori i Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar, Uran Ferizi, Ambasadori i Kosovës, Ilir Kapiti diplomatja Valmira Thaçi Musa, si dhe përfaqësues të autoriteteve britanike, si dhe Lord Mayor-in e Liverpool-it. Mbështetja e tyre për komunitetin shqiptar dhe përpjekjet për ruajtjen e gjuhës dhe kulturës në diasporë u vlerësua lart.

Festime të ngjashme për Ditën e Pavarësisë së Kosovës u zhvilluan edhe në qytete të tjera të Mbretërisë së Bashkuar, si Manchester, Londër dhe Birmingham. 

Një falënderim i veçantë iu dedikua mësuesve, prindërve dhe fëmijëve të shkollave shqipe, të cilët me përkushtim dhe pasion kontribuojnë në ruajtjen e gjuhës, kulturës dhe identitetit kombëtar shqiptar në diasporë.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.