Në sheshin e njohur Daley Plaza zemër të Çikagos, flamuri i Republikës së Kosovës u ngrit përkrah atij amerikan dhe të qytetit të Çikagos, në një ceremoni solemne që shënoi 17-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.
Në këtë ngjarje të rëndësishme, drejtuesi i Konsullatës së Kosovës në Çikago, Drilon Zogaj, i shoqëruar nga Sekretari i Parë, Fatmir Rrahmanaj, shprehu mirënjohjen për Komunitetin Shqiptar të Illinois – Albanian Community of Illinois, duke vlerësuar angazhimin e tyre të vazhdueshëm për të festuar dhe përkujtuar këtë ditë të shënuar.
Në vijim të ceremonisë, përfaqësues të Konsullatës zhvilluan një takim me drejtuesit e Komunitetit Shqiptar në Illinois, Shoqatës Dardania, si dhe me anëtarë të Shoqatës Shqiptaro-Amerikane të Zbatuesve të Ligjit në Illinois. Ky takim shërbeu si një mundësi për të forcuar lidhjet mes institucioneve dhe komunitetit shqiptar në diasporë, duke diskutuar për projekte dhe bashkëpunime të ardhshme.
Ngjarja në Çikago dëshmoi edhe një herë se, pavarësisht distancës gjeografike, shqiptarët mbeten të bashkuar në ruajtjen e identitetit kombëtar dhe në nderimin e arritjeve historike të Kosovës.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.