Lidhjet midis popujve tanë janë të forta, Trump uron Pavarësinë e Kosovës

E martë, 17 Nëntor, 2026

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pranuar një letër urimi nga ish-presidenti amerikan Donald Trump me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së vendit.

Në mesazhin e tij, Trump ka përgëzuar popullin e Kosovës për rrugëtimin drejt shtetësisë, duke vlerësuar qëndrueshmërinë dhe vendosmërinë që e kanë shoqëruar këtë proces. Ai ka ritheksuar mbështetjen e fuqishme të Shteteve të Bashkuara për Kosovën dhe përpjekjet e saj për ndërtimin e një shoqërie demokratike dhe gjithëpërfshirëse.

“Lidhjet midis popujve tanë janë të forta dhe ne presim me padurim t’i zgjerojmë ato, veçanërisht përmes rritjes së mundësive për investime, me qëllim që të sjellim më shumë prosperitet për të dyja vendet tona. Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të punojnë me Kosovën në forcimin e institucioneve demokratike dhe promovimin e rritjes ekonomike përmes një mjedisi të qëndrueshëm dhe të drejtë biznesi”, thuhet në mesazhin e tij.

Trump ka nënvizuar gjithashtu rëndësinë e integrimit të mëtejshëm të Kosovës në komunitetin euroatlantik dhe ka vlerësuar mbështetjen e palëkundur të Kosovës ndaj Ukrainës përballë agresionit rus.

Në përmbyllje të urimit, ai ka theksuar se Dita e Pavarësisë së Kosovës është një moment i rëndësishëm për të reflektuar mbi arritjet e deritanishme dhe për të parë drejt një të ardhmeje edhe më të ndritur.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.