“Kënga Jonë”- Kori i parë shqiptaro-amerikan për të rinj në New York

E diel, 23 Mars, 2025

Një moment historik për komunitetin shqiptaro-amerikan në New York City, “Kënga Jonë”, kori i parë shqiptaro-amerikan për të rinj në qytet, performoi për herë të parë. Me një përzgjedhje të bukur të këngëve, si ato te Vaçe Zelës, Pranvera Badivukut, Nikolla Zaraqit, Muharrem Qenës, e Musa Piperkut, kori “Kënga Jonë” krijoi një atmosferë të ngrohtë dhe të paharrueshme për të gjithë të pranishmit.

Kori dhe orkestra e “Kënga Jonë” u themeluan në shtator të vitit 2024, nga prof. Blina Selimaj- pianiste dhe profesoreshë e muzikës në PS. 76Q, me vizionin për të sjellë së bashku të rinjtë e talentuar dhe për të krijuar një hapësirë ku muzika dhe kultura shqiptare të lulëzojnë. Ky debutim artistik tregoi përkushtimin dhe pasionin e korit, duke dëshmuar se me punë dhe dashuri për artin, mund të krijohen momente të fuqishme dhe inspiruese.

Ndërsa jo të gjithë anëtarët mundën të ishin të pranishëm në këtë performancë, duam të nderojmë të gjithë ata që janë pjesë e “Kënga Jonë” dhe kanë kontribuar me përkushtimin e tyre. Anëtarët e korit janë:

Adam Lelo, Ana Zulfia, Arda Zulfia, Eda Deda, Bora Selimaj, Matt Gojani, Trim Selimaj, Amera Deda, Adella Ula, Aria Gojani, Rona Jakupi, Etika Abazi, Dion Jakupi, dhe Idea Abazi.

Një falënderim i veçantë është për z.Bruno Selimaj, i cili si gjithmonë ka ofruar me zemërgjerësi hapësirën e tij në restorant “Club A Steakhouse” për provat e korit dhe orkestrës “Kënga Jonë.” Mbështetja e tij ka qenë jetike për rrugëtimin e Kënga Jonë dhe suksesin e kësaj performance.

Ky është vetëm fillimi për “Kënga Jonë” – korin e parë Shqiptaro-Amerikan për të rinj në New York City. Mezi presim të shohim çfarë na sjellin në të ardhmen dhe të vazhdojmë të promovojmë kulturën dhe muzikën tonë me krenari!

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.