Komuniteti Shqiptar në Greqi prezanton dasmën shqiptare në festivalin FolcAlfest

E shtunë, 15 Mars, 2025

Për të dytin vit radhazi, Komuniteti Shqiptar në Greqi do të marrë pjesë në festivalin folklorik FolcAlfest, organizuar nga Qendra Kërkimore e Këndimit Grek (ERKET). Edicioni i këtij viti, që do të mbahet më 15 dhe 16 shkurt, sjell në skenë grupe artistike polifonike, këngëtarë, instrumentistë dhe trupa valltarësh nga Greqia dhe komunitete të huaja që ruajnë e kultivojnë këtë traditë muzikore.

Në mbrëmjen e 16 shkurtit, Komuniteti Shqiptar në Greqi do të prezantojë një “Dasmë Shqiptare”, një interpretim skenik që sjell atmosferën e një dasme tradicionale shqiptare, me të gjitha zakonet e saj. Në fokus të performancës do të jetë momenti i mbërritjes së nuses, i shoqëruar nga këngët, vallet dhe ritet që pasurojnë këtë çast të rëndësishëm të jetës familjare shqiptare.

Pjesë e performancës do të jenë grupet polifonike “Vëllazërimi” dhe “Malli i Mërgimtarit”, si dhe grupi i valles i drejtuar nga koreografja Lura Llabanin. Për të përcjellë emocionet e kësaj tradite përmes këngës, do të interpretojë Teuta Pango, ndërsa shoqërimi muzikor do të vijë nga instrumentistët Ilir Duralliu (klarinetë), Keli Xhelili (fizarmonikë), Viktor Dervishi (dajre) dhe Siri Sadikaj (fyell). Udhëheqëse artistike e projektit është Brikena Qama.

Prezantimi skenik do të sjellë një ndërthurje mes kulturës dhe folklorit shqiptar, duke vendosur dasmën në dy treva të njohura për pasurinë e tyre etnografike: Labërinë dhe Shqipërinë e Mesme. Kjo qasje synon të paraqesë larmishmërinë e traditave shqiptare për publikun grek dhe ndërkombëtar, duke e bërë pjesëmarrjen e komunitetit shqiptar në këtë festival një kontribut të rëndësishëm në promovimin e trashëgimisë kulturore shqiptare.

Festivali do të mbahet në Amfiteatrin “Mikis Theodhorakis”, në adresën Perikleous 55, Xolargos, me fillim nga ora 19:00. Organizatorët ftojnë publikun të marrë pjesë në këtë ngjarje të veçantë, ndërsa hyrja do të jetë falas.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.