Këshilli Koordinues i Diasporës (KKD) nëpërmjet një videoje i ka bërë thirrje shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit të regjistrohen për të ushtruar të drejtën e tyre të votës në zgjedhjet parlamentare të vitit 2025.
Regjistrimi mbyllet më 4 mars 2025, dhe procesi është i thjeshtë, i shpejtë dhe i aksesueshëm online.
📌 Regjistrohu këtu: https://kqz.gov.al/votues-nga-jashte/
Mesazhi është i thjesht, ky është një moment historik për diasporën shqiptare, e cila për herë të parë ka mundësinë të ndikojë drejtpërdrejt në vendimmarrjen politike në Shqipëri.
Regjistrimi është hapi i parë për të garantuar një përfaqësim më të gjerë dhe për të reflektuar aspiratat e gjithë shqiptarëve, pavarësisht se ku jetojnë.
Për të ndihmuar në këtë proces, anëtarët e Këshillit Koordinues të Diasporës, Mark Gjonaj, Angela Paparizo, Ira Londo, Lazim Destani, Anila Hyka SMØRGRAV, Emina Cunmulaj, Rosario Petta, Drita Gjongecaj, Mirela Mezani, Vaxhid Sejdiu, Ardian Lekaj, Besmir Rrjolli, Sezar Jakupi, Brikena Muharremi dhe Ermal Sulaj janë angazhuar për të informuar dhe mbështetur komunitetet shqiptare në vende të ndryshme të botës.
Kjo nismë shënon një hap të rëndësishëm drejt përfshirjes së diasporës në proceset demokratike të Shqipërisë. Shqiptarët anembanë botës kanë tani mundësinë të shprehin zërin e tyre dhe të kontribuojnë në të ardhmen e vendit.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.