Banorë të Thesprotisë protestuan të premten para Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare në Athinë, duke kundërshtuar planin për reduktimin e pranisë ushtarake në këtë zonë kufitare me Shqiperine. Vendimi, pjesë e një reforme të gjerë në forcat e armatosura greke, ka ngjallur reagime të forta në nivel vendor, raportojnë mediat greke.
Reforma përfshin mbylljen e Batalionit 628 të Këmbësorisë në Filiat, vetëm disa kilometra nga kufiri me Shqipërinë. Largimi i kësaj strukture ka nxitur protesta të vazhdueshme që fillimisht nisën në Filat, më pas u shtrinë në qytetin port të Gumenicës dhe kulmuan në Athinë.
Sipas burimeve mediatike greke, banorët dhe autoritetet vendore argumentojnë se mbyllja e repartit ushtarak do të ketë ndikim negativ në sigurinë, ekonominë dhe jetën sociale të rajonit, i cili po përballet me braktisje masive të popullsisë. Ky repart ka siguruar punësim për qindra persona dhe ka kontribuar në ekonominë vendore, theksojnë protestuesit.
Tre kryetarët e bashkive të Filatit, Gumenicës dhe Sulit, së bashku me dy përfaqësues nga komunat e Artës, dorëzuan të premten një rezolutë pranë Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mbrojtjes, Antonio Ekonomu. Në dokumentin zyrtar, ata kërkojnë rishikimin e vendimit dhe mbajtjen e pranisë ushtarake në rajonin kufitar.
Zona e Thesprotisë ka qenë vitet e fundit një pikë e njohur për trafikime të paligjshme, përfshirë kontrabandën e narkotikëve nga Shqipëria në Greqi dhe kalimin e emigrantëve të parregullt në të dy anët e kufirit.
Ndërkohë, Ministria Greke e Mbrojtjes ka bërë të ditur se, në kuadër të një strategjie të re, planifikon të mbyllë 132 nga 837 repartet ushtarake ekzistuese në vend. Këto përfshijnë disa struktura të vendosura prej vitesh pranë kufirit greko-shqiptar.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.