Londër – Ambasada e Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar pati kënaqësinë të presë një delegacion nga Kolegji Mbretëror i Studimeve të Mbrojtjes (RCDS), në kuadër të programit të tyre të studimeve strategjike globale, me fokus në rajonin e Ballkanit.
Gjatë takimit, Ambasadori i Shqipërisë në Londër ndau njohuri mbi kulturën, traditat dhe trashëgiminë shqiptare, duke ofruar një perspektivë të thelluar mbi identitetin dhe vlerat e vendit. Diskutimet u përqendruan gjithashtu në sfidat dhe mundësitë që Shqipëria dhe rajoni përballin në kontekstin e sigurisë dhe zhvillimeve gjeopolitike.
Kolegji Mbretëror i Studimeve të Mbrojtjes është një institucion prestigjioz në nivel pasuniversitar, i specializuar në studime strategjike ndërkombëtare. Programi i tij adreson çështje kyçe politike, diplomatike, të sigurisë, si dhe dinamika sociale dhe ekonomike në një nivel të lartë strategjik.
Në dy dekadat e fundit, një numër i konsiderueshëm ekspertësh shqiptarë të mbrojtjes dhe sigurisë kanë qenë pjesëmarrës në këtë program, duke kontribuar në forcimin e marrëdhënieve diplomatike dhe bashkëpunimit strategjik mes Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar.
Ky takim nënvizoi rëndësinë e shkëmbimit akademik dhe strategjik mes dy vendeve dhe angazhimin e Shqipërisë në çështjet e sigurisë dhe stabilitetit rajonal.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.