Kolegji Universitar “Logos” organizoi një prezantim të programit të tij. Master në Shkencat e Përkthimit Profesional në zyrat e “Komunitetit Shqiptar në Greqi” në Athinë, në prani të kryetares Rovena Xhori si dhe disa anëtarëve të bordit drejtues.
Studentë, aktivistë e anëtarë të profesioneve të ndryshme nga komuniteti i larmirëshëm e masiv shqiptar në Athinë ndoqën me interes prezantimin e të deleguarve të Kolegjit Universitar “Logos”, konkretisht të Thomas Bardakis, President i Departamentit të Gjuhës Greke dhe Civilizimit si dhe të Anxhela Laska, koordinatore e programit master “Përkthim Profesional”, njëkohësisht pedagoge në këtë Kolegj.
Ky program ofron mundësi për individë që duan të zhvillojnë aftësitë e tyre profesionale në fushën e përkthimit dhe të çelin mundësitë e një karriere ndërkombëtare.
Gjatë prezantimit, pjesëmarrësit u informuan mbi strukturen e programit, mundësitë e praktikës dhe perspektivat profesionale që ofron ky program i akredituar edhe në Greqi përmes institucionit të “DOATAP”, ashtu si dhe çdo degë tjetër e këtij Kolegji.
Kolegji Universitar “Logos” ka për qëllim t’i ofrojë studentëve një edukim të thelluar dhe praktika të drejtpërdrejta për t’i përgatitur ata për sfidat e përkthimit në një botë gjithnjë e më të globalizuar, por edhe të Shqipërisë moderne, tashmë në prag të aderimit në familjen e madhe europiane.
Programi Master është dy-vjeçar, me kosto tepër të ulët, ku dhe ofrohen edhe bursa për raste specifike.
Detaje të mëtejshme të interesuarit mund të gjejnë si pranë zyrave të “Komuniteti Shqiptar në Greqi” në sheshin “Karaiskaki” ashtu dhe në faqen elektronike të Kolegjit Universitar “Logos”.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.