Në Londër kremtohet 17-vjetori i Pavarësisë së Kosovës

E diel, 6 Korrik, 2025

Në ambientet historike të Kishës St Marylebone në Londër, Ambasada e Republikës së Kosovës organizoi një pritje diplomatike me rastin e 17-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Në këtë event solemn morën pjesë përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar në Mbretërinë e Bashkuar, përfaqësues të Oborrit Mbretëror, anëtarë të ‘House of Lords’ dhe ‘House of Commons’, si dhe bashkatdhetarë nga Mbretëria e Bashkuar.

Ceremonia nisi me tingujt e violinës të artistit Kastriot Gjon Marku i cili interpretoi të dy Himnet Kombëtare.

Ambasadori i Republikës së Kosovës në Mbretërinë e Bashkuar, Sh.T.Z. Ilir Kapiti, mbajti fjalën e hapjes, duke theksuar rëndësinë e kësaj date historike për Kosovën dhe përkushtimin e institucioneve për forcimin e marrëdhënieve me Mbretërinë e Bashkuar. Ai gjithashtu përkujtoi figurat kyçe të luftës dhe përpjekjeve për liri, duke nënvizuar rrugën e gjatë të Kosovës drejt pavarësisë.

Në vijim të ceremonisë, fjalën e mori Alistair Harrison CMG CVO, Marshal of the Diplomatic Corps, i cili vlerësoi progresin e Kosovës dhe rolin e saj në skenën ndërkombëtare.

Një moment kulmor i mbrëmjes ishte interpretimi i artistes së njohur Rona Nishliu, e cila solli një repertor të pasur me këngë shqiptare, duke i dhënë një dimension të veçantë artistik eventit. Ndër performancat, u kujtua edhe legjenda e muzikës shqiptare, Nexhmije Pagarusha.

Në ceremoninë e organizuar nga Ambasada e Kosovës ishte i pranishëm edhe Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar, Sh.T.Z. Uran Ferizi, duke reflektuar frymën e unitetit dhe bashkëpunimit mes dy shteteve shqiptare.

Mbrëmja u mbyll me një koktej rrethuar nga biseda miqësore mes përfaqësuesve diplomatikë, bashkatdhetarëve dhe miqve britanikë të Kosovës, duke shënuar kështu një tjetër moment të rëndësishëm të diplomacisë kosovare në Londër.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.