Vuçiç pas zgjedhjeve në Kosovë: Lista Serbe do jetë një barrierë për kreun e LVV

E diel, 6 Korrik, 2025

“Lista Serbe do të jetë një pengesë për Albin Kurtin” –  Kështu është shprehur Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, në një reagim të tijën pas përfundimit të zgjedhjeve parlamentare në Kosovë.

“Kam frikë se tani Kurti do të duhet të shqetësohet më shumë për veten dhe mbijetesën e tij në pushtet. Faleminderit popullit serb në Kosovë për kaq shumë besim, dashuri dhe besim”, tha Vuçiç në reagimin e tij në rrjetet sociale.

Presidenti i Serbisë ka bërë të ditur se në bazë të rezultateve të zgjedhjeve parlamentare në Kosovë, Lista Serbe ka siguruar të dhjetë vendet e mundshme dhe do të jetë barrierë ndaj sulmeve të mëtejshme të Albin Kurtit.

Partia e majtë e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti fitoi shumicën e vendeve në zgjedhjet parlamentare të së dielës, por nuk ka arritur të marrë shumicën, duke e detyruar atë të kërkojë një aleat për të formuar qeverinë e ardhshme./A2CNN

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.