Komisioni i Ligjeve ka shtyrë për nesër shqyrtimin e dy drafteve për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, të propozuara nga Partia Socialiste dhe Partia Demokratike. Megjithëse çështja ishte parashikuar në rendin e ditës për sot, kryetarja e Komisionit, Klotilda Bushka, njoftoi se diskutimi nuk mund të zhvillohej për shkak të mungesës së relatorit demokrat, Oerd Bylykbashi.
“Me kërkesë të bashkërelatorëve për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, projektaktet do të shtyhen për nesër. Bylykbashi ka njoftuar se nuk mund të marrë pjesë sot”, deklaroi Bushka.
Shtyrja duket se nuk është vetëm një çështje teknike, por edhe një mundësi për palët që të vijojnë përpjekjet për një kompromis mbi një çështje kyçe: votën e emigrantëve që nuk disponojnë dokument biometrik.
Propozimi i Partisë Demokratike për të lejuar emigrantët të votojnë edhe pa pasaportë biometrike është kundërshtuar nga Partia Socialiste, e cila argumenton se sistemi i ngritur nga KQZ nuk e lejon një gjë të tillë. Në mungesë të një dakordësie, PD ka paralajmëruar se nuk do të japë votën për ndryshimin e disa afateve ligjore, të cilat i japin më shumë kohë KQZ-së për përgatitjen dhe dërgimin me postë të fletës së votimit për diasporën.
Diskutimet pritet të rinisin nesër, me shpresën për një zgjidhje të mundshme mes dy forcave kryesore politike.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.