Britania rrit arrestimet dhe deportimet e emigrantëve!

E martë, 17 Nëntor, 2026

Autoritetet britanike të emigracionit kanë kryer 600 arrestime dhe 800 bastisje vetëm gjatë muajit janar, sipas të dhënave të publikuara nga Home Office. Këto shifra tregojnë një rritje prej 73% krahasuar me një vit më parë, kur në pushtet ishin konservatorët.

Që nga korriku i vitit të kaluar, kur Laburistët morën drejtimin e qeverisë, janë kryer rreth 4,000 arrestime në operacione që përfshijnë restorante, kafene, lavazhe dhe bare. Sipas burimeve qeveritare, 16,400 emigrantë ilegalë janë deportuar që nga zgjedhjet, megjithatë numri i të ardhurve të rinj, përmes gomoneve ose rrugëve të tjera të paligjshme, vazhdon të mbetet më i lartë se ai i të dëbuarve. Vetëm në Londër pretendohet se jetojnë rreth 600,000 emigrantë pa dokumente, mes tyre një numër i konsiderueshëm shqiptarësh.

Këto të dhëna publikohen në një moment kur Parlamenti Britanik pritet të debatojë mbi Ligjin e ri për Sigurinë e Kufijve. Autoritetet përballen me sfida të mëdha, si mungesa e hapësirave për të strehuar të arrestuarit, në kushtet e mbipopullimit të burgjeve dhe kampeve të emigrantëve, por edhe vështirësitë për të realizuar riatdhesimin, duke qenë se Britania ka marrëveshje kthimi vetëm me disa vende, përfshirë Shqipërinë, për të cilën u nënshkrua një marrëveshje mes Edi Ramës dhe Rishi Sunak në vitin 2022.

Presioni mbi qeverinë laburiste është rritur ndjeshëm edhe për shkak të sondazheve të opinionit publik. Partia e Reformës, e udhëhequr nga Nigel Farage – një nga figurat kyçe të Brexit – ka dalë si partia më e preferuar nga britanikët, duke lënë pas si laburistët ashtu edhe konservatorët. Çështja e emigracionit është një nga faktorët kryesorë të këtij ndryshimi në mbështetje.

Në muajin mars, Britania do të presë një samit ndërkombëtar mbi sigurinë kufitare, ku pritet të marrin pjesë përfaqësues nga 40 vende, si dhe përfaqësues të Bashkimit Evropian. Diskutimet do të përqendrohen në menaxhimin e emigracionit të paligjshëm dhe masat që mund të ndërmerren për të frenuar flukset migratore drejt Mbretërisë së Bashkuar. Megjithatë, sfida kryesore mbetet fakti që Britania vazhdon të jetë destinacioni kryesor i emigrantëve, ndërsa vendet e tjera po kërkojnë të shmangin mbingarkesën migratore duke e orientuar atë diku tjetër.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.