“Arrest me burg”, SPAK ekzekuton masën e sigurisë ndaj kryebashkiakut të Tiranës

E diel, 23 Mars, 2025

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, është ndaluar sot nga Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH), pas ekzekutimit të një mase sigurie të lëshuar nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

Sipas burimeve mediatike, gjykata ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “arrest me burg”. Veliaj është dërguar fillimisht në bllokun e Sigurisë “Mine Peza” dhe më pas pritet të shoqërohet në Drejtorinë e Policisë së Tiranës.

Kryebashkiaku akuzohet për korrupsion pasiv dhe pastrim parash, ndërsa një njoftim zyrtar mbi akuzat pritet nga Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion. Masa e sigurisë ndaj tij është firmosur nga gjyqtari Erjon Bani.

Ndërkohë, gjykata ka caktuar masën e “arrestit në shtëpi” për bashkëshorten e Veliajt, Ajola Xoxën, ndërsa për persona të tjerë të përfshirë në çështje, si Gentian Sula, Meriman Palushi, Fatmir Bektashi, Sokol Kryeziu dhe Shkëlqim Fusha, është vendosur masa e “detyrimit për paraqitje”.

Veliaj është paraqitur disa herë në Prokurorinë e Posaçme gjatë hetimeve, ndërsa zhvillimet e mëtejshme mbi këtë çështje pritet të bëhen publike në vijim.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.