Richard Grenell, Emisari i SHBA-së për misionet e veçanta, ka kritikuar ashpër Radio Evropa e Lirë dhe Zërin e Amerikës, duke i cilësuar ato si media të financuara nga taksapaguesit amerikanë dhe të mbushura me “aktivistë të ekstremit të majtë”. Në një postim në rrjetin social X, Grenell ka theksuar se këto media janë një “relike e së shkuarës” dhe nuk kanë nevojë për mbështetje nga shteti.
“Është media shtetërore. Këto media janë të mbushura me aktivistë të ekstremit të majtë. Unë kam punuar me këta gazetarë për dekada. Është një relike e së shkuarës. Ne nuk kemi nevojë për media të paguara nga qeveria,” shkruan Grenell.
Zëri i Amerikës dhe Radio Evropa e Lirë janë dy nga mediat amerikane që transmetojnë për audiencën shqiptare dhe të Ballkanit Perëndimor, duke ofruar informacion dhe duke adresuar çështje të rëndësishme për këtë rajon.
Radio Free Europe and Voice of America are media outlets paid for by the American taxpayers.
It is state-owned media.
These outlets are filled with far left activists.
I’ve worked with these reporters for decades.
It’s a relic of the past. We don’t need government paid…
— Richard Grenell (@RichardGrenell) February 9, 2025



