Emina Cunmulaj merr Proklamatën për Pavarësinë e Kosovës në Senatin e New York

E diel, 6 Korrik, 2025

Në një ceremoni solemne të zhvilluar në Senatin e New York-ut, Emina Cunmulaj, antare e Këshillit Koordinues të Diasporës dhe Konsulle Nderi e Shqipërisë në Florida, mori pjesë për të nderuar përvjetorin e Pavarësisë së Kosovës. Në këtë ngjarje, asaj ju drëzua një Proklamatë për kontributin e saj në promovimin e Kosovës, në praninë e senatores Jessica Scarcella-Spanton dhe kongresistit Charles D. Fall, aleatë të përhershëm të Kosovës.

“E nderuar të jem e pranishme në ceremoninë solemne të Senatit të New York për përvjetorin e Pavarësisë së Kosovës, në prezencën e senatores Jesicca Scarcella-Spanton dhe kongresistit Charles D. Fall, aleatë të përhershëm të vendit tonë. 
Me mirënjohje të thellë pranova Proklamatën gjatë kësaj feste madhështore, si dhe u referova në rezistencën e progresin e Kosovës, duke evidentuar qëndrueshmërinë dhe forcën e viktimave të abuzimit seksual gjatë luftës.
Njëkohësisht, u ndala në dedikimin tim të plotë e të pandalshëm për mbështetjen e tyre, gjithashtu dhe në përpjekjen tonë të përbashkët përmes praktikave të fuqizimit të komunitetit e filantropisë, për një të ardhme të ndritshme e plot prosperitet të Kosovës”, shkruan Cunmulaj në rrjetet sociale.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.