Në Frankfurt, ku vijon regjistrimi i bashkatdhetarëve për të marrë pjesë në zgjedhje, Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla, deklaroi se vota për Partinë Socialiste do t’i bëjë emigrantët shqiptarë të ndihen të barabartë me shtetasit gjermanë, si qytetarë të Bashkimit Europian.
Sipas tij, Partia Socialiste ka qenë gjithmonë promotore e votës së diasporës, duke e kushtëzuar edhe reformën zgjedhore me këtë synim. “Kuvendi i dha zgjidhje një borxhi që u kishim bashkatdhetarëve. Partia Socialiste ka pasur vetëm një kusht për reformën – votën e diasporës, sepse diaspora ka një gjykim të paanshëm,” theksoi ai.Balla falënderoi gjithashtu Gjermaninë për rolin e saj kyç në rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE. “Ne i jemi shumë mirënjohës Gjermanisë për mbështetjen e pakushtëzuar ndër vite sa i përket integrimit të Shqipërisë. Nëse ka një parti që mund dhe do ta përmbyllë procesin e anëtarësimit në BE, ajo është Partia Socialiste,” u shpreh ai.
Në fund, Balla u bëri thirrje emigrantëve shqiptarë në Frankfurt të mbështesin
Partinë Socialiste, për ta bërë të pakthyeshëm progresin e deritanishëm. “Në katër vitet e ardhshme, dua që secili prej jush të ndjehet qytetar i BE-së, i barabartë me çdo shtetas gjerman,” përfundoi ai