Shërbimi sekret serb (BIA) po përdor Inteligjencën Artificiale (IA) për të fabrikuar dezinformata dhe për të diskredituar politikanët serbë që janë kundër Listës Serbe në Kosovë, sipas raportimeve të Institutit për Studime të Luftës Hibride “Octopus”.
Sipas këtij instituti, BIA po krijon materiale të rreme, si foto dhe video, për të paraqitur kundërshtarët e Listës Serbe si “tradhtarë” të serbëve dhe Serbisë. Ky manipulim po ndodh në prag të zgjedhjeve të 9 shkurtit, kur politikanët si Nenad Rasiç, Branimir Stojanoviç dhe Aleksandar Arsenijeviç janë bërë victima të sulmeve të orkestruara.
Gjithashtu, BIA po përdor shantazh ekonomik, duke kërcënuar punonjësit e arsimit dhe shëndetësisë që paguhen nga Serbia, për t’i detyruar ata të votojnë për Listën Serbe. Përveç manipulimeve mediatike dhe kërcënimeve, Beogradi po financon Listën Serbe në përpjekje për të ruajtur ndikimin në institucionet e Kosovës.
Ky fenomen ka shkaktuar shqetësime të mëdha për demokracinë dhe integritetin e zgjedhjeve në Kosovë, duke vënë në dyshim mundësinë e një procesi të lirë dhe të ndershëm.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.