Mërgimtarët nga Kosova votojnë për herë të parë fizikisht në Nju Jork

E martë, 17 Nëntor, 2026

Mërgimtarët nga Kosova të regjistruar janë duke votuar në një nga përfaqësitë diplomatike të Kosovës në SHBA, Konsullatën e Përgjithshme të saj në Nju Jork për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.

Ndërkaq, për të parën herë në Nju Jork, në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës,bashkëatdhetarët tanë nga Kosova po votojnë për Kuvendin e Kosovës, fizikisht pasi më parë ata kan votuar vetëm me postë.

Ndërkaq në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada, (Washington e Toronto) ka nisë votimi qysh në orën 7 të mëngjesit ose orën 13:00, sipas kohës lokale në Kosovë.

Në Nju Jork, ku edhe është pjesa e e madhë e votuesve , kryeqendra botërore, ku me dekada shqiptarët e Amerikés vepronin për çlirimin dhe pavarësimin e Kosovës, sot ata do të vendosin për përfaqësuesit legjitim të shtetit, për cilin kontribuan Kosovën e lirë e të pavarur shtetin e 192 të botës.

Votimi ka filluar dhe mund të thuhet se ka një pjesmarrje deri tani mjaft të kënaqëshme dhe se votimi po shkon mjaft mirë deri tani.

Qendra e votimit në Konsullatën e Pergjithshme të Republikës së Kosovës, e cila është e përshtatur për zonën e Tri-Shteshit ,Nju Jork, Nju Xhersi dhe Kenektiket, ështé hapur në orë 7 të mëngjesit (orën 1 e mesdrekës në Kosovë) dhe do të mbyllet në orën 7 të mbrëmjes) që i bie në orën 1 pas mesnate me kohën e Kosovës.

Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, deri në orën 11:00 kanë votuar 4.390 persona apo 21.60 për qind e votuesve të regjistruar në të gjithë vendet Europë, Australi dhe SHBA/Kanada, ku për të votuar në përfaqësitë diplomatike të Kosovës janë regjistruar 20.324 votues.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.