Vizita Studimore në Londër, forcim bashkëpunimi në arsim përmes British Council

E martë, 1 Korrik, 2025

E hëna e kaluar shënoi fillimin e vizitës studimore në Londër, një udhëtim që ka pasur si qëllim forcimin e bashkëpunimit në arsim, i organizuar nga Këshilli Britanik (British Council) si pjesë e programit Alternative Pathways. Kjo iniciativë, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Agjencinë për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin Parauniversitar (ASCAP), dhe mësues të angazhuar nga Shqipëria e Veriut, synon të përmirësojë arsimin përmes klubeve të kodimit të ngritura në 105 shkolla të mesme në të gjithë rajonin.

Në ditën e parë, delegacioni u prit nga Z. Charlie Walker, Drejtor i Operacioneve Ndërkombëtare në Këshillin Britanik, dhe pati mundësinë të angazhohet në diskutime të frytshme me Z. Adrian Fentin, Konsulent i Lartë për Anglishten dhe Arsimin Shkollor në sistemin arsimor britanik. Fokus i këtyre diskutimeve ishin Kurikulat Shkollore, Arsimi Joformal dhe praktikat më të mira të bashkëpunimit.

Në delegacionin e nderuar janë:
✅ Znj. Orjana Osmani, Zv/ministre e Arsimit dhe Sporteve
✅ Z. Gerti Janaqi, Drejtor i ASCAP
✅ Znj. Majlinda Mazelliu, Drejtoreshë e Këshillit Britanik për Shqipërinë dhe Kosovën

Ministria e Arsimit dhe ASCAP vazhdojnë të theksojnë rëndësinë e bashkëpunimit në përmirësimin e sistemit arsimor, duke siguruar mundësi më të mira për nxënësit dhe mësuesit.

Gjatë ditës, delegacioni ndërmori takime me tre OJQ—Shout Out UK, Envision Changes, dhe 2-3 Degrees—të cilat bashkëpunojnë me shkollat për të mbështetur iniciativat e arsimit joformal.

Delegacioni pati mundësinë të vizitonte Shkollën Fillore Willowbrook, ku Zv/ministrja e Arsimit, specialistë të ASCAP dhe koordinues të klubeve të kodimit diskutuan me përfaqësuesit e shkollës për praktikat e reja mësimore dhe integrimin e kodimit në arsimin e hershëm.

Ndërkohë, anëtarët e delegacionit të politikbërësve u takuan me përfaqësues të Kolegjit të Mësuesve të Kualifikuar për të diskutuar zhvillimin profesional të mësuesve, qasjet pedagogjike dhe integrimin e inovacionit në arsim. Këto diskutime janë të rëndësishme për hartimin e strategjive të ardhshme për forcimin e metodologjive të mësimdhënies dhe angazhimin e nxënësve përmes praktikave bashkëkohore arsimore.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.