SHBA/ Prag festës së Pavarësisë Ambasadori Reka takon patriotin Sergio Bitiqi

E hënë, 7 Korrik, 2025

Në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në New York, në prag të festimeve të 17-të vjetorit të pavarësisë së Kosovës, Ambasador Blerim Reka – shefi i misionit të Republikës së Kosovës, priti vatranin e hershëm, Sergio Bitiqi – (piktor dhe shkrimtar).

Në statusin e tij në faqen zyrtare Ambasador Reka tha se ishte kënaqësi të prisja sot, Sergio (Sejdi) Bitiqin, një nga veteranët e mbrojtjes së çështjes së Kosovës në SHBA.

“Pos angazhimit për sensibilizimin e zyrtarëve dhe opinionit amerikan ne tri dekadat e fundit të shekullit të kaluar, libri i tij: “Kosovo, Path to Freedom” (2012), përmbledh letrat dhe dokumentet që z.Bitiqi me veprimtarët e tjerë shqiptaro-amerikan, ia kishin dërguar administratave amerikane dhe sekretarëve të përgjithshëm të OKB-së, duke i njohur për gjendjen e rëndë në Kosovën e pushtuar nga Serbia”.

Ai po ashtu tha se në mesin e dokumenteve është edhe letra e Ajnshtajnit dërguar qarqeve ndërkombëtare në vitin 1931, për vrasjen e albanologut kroat Milan Shuflay nga shërbimi sekret i mbretërisë jugosllave.

Reka me këtë rast ka veçuar edhe një thënie të Bitiqit gjatë bisedës ku ai do të thoshte: “Atëherë ishim 100 herë më pak, por punonim 100 herë më shumë”!

Faleminderit zoti Bitiqi!, shkruan Ambasador Blerim Reka – shefi i misionit të Republikës së Kosovës në New York.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.