Britania e Madhe ka konfirmuar se këtë vjeshtë do të jetë mikpritëse e Samitit të Procesit të Berlinit, ku do të marrin pjesë vendet e Ballkanit Perëndimor: Kosova, Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Bosnje e Hercegovina dhe Serbia.
Në një njoftim të Ambasadës britanike në Prishtinë, theksohet përkushtimi i Londrës për të forcuar partneritetet në rajon, për të kontribuar në sigurinë evropiane dhe për të adresuar sfidat e përbashkëta, përfshirë migracionin e parregullt.
Për të përshpejtuar përmbushjen e objektivave strategjike në Ballkanin Perëndimor, qeveria britanike ka emëruar Dame Karen Pierce si të dërguarën e saj speciale në rajon. Pierce, një diplomate me përvojë të gjatë, do të luajë një rol kyç në përgatitjet për Samitin dhe në avancimin e politikave britanike në Ballkan.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.