Zgjedhjet 2025, Qeveria zgjat afatet e vlefshmërisë së dokumenteve të skaduara

E martë, 1 Korrik, 2025

Qeveria vendosi të zgjasë vlefshmërinë e dokumenteve të identitetit të skaduara, për të mundësuar votimin në zgjedhjet e 11 majit, raporton A2 CNN.

“Kjo situatë e krijuar do të zgjidhë shumë shpejt ngërçin. Janë rreth 500 mijë shtetas të cilëve u ka përfunduar vlefshmëria e kartave të identitetit. Me miratimin e këtij akti të gjithë shtetasit shqiptarë do të votojnë sipas udhëzimeve të KQZ, duke u regjistruar në platformën elektronike”, tha ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha.

I pyetur nëse do të mundësohet votimi i personave që jetojnë jashtë dhe nuk kanë fare dokument identifikimi shqiptar, ministri u përgjigj: “Kjo nuk është e mundur të bëhet, pasi nuk e parashikon ligji. Të gjithë të tjerët tashmë do të kenë mundësi të regjistrohen në KQZ”.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.