Greqi/ “Projekti Ishujt”, mbi 900 dokumente biometrike të lëshuara në 5 ditë

E martë, 17 Nëntor, 2026

Me mbështetjen e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ministrisë së Brendshme dhe kompanisë Identitek, u realizua me sukses projekti për pajisjen me dokumente biometrike të bashkatdhetarëve shqiptarë në Kretë dhe Rodos, Greqi.

Në vetëm pesë ditë, ekipi i posaçëm i Ambasadës së Shqipërisë në Athinë arriti të ofrojë mbi 900 shërbime konsullore, duke përfshirë pajisjen me pasaporta, karta ID dhe veprime të tjera të rëndësishme. Ky shërbim i përkohshëm lehtësoi ndjeshëm aksesin e qytetarëve ndaj dokumenteve biometrike, duke reduktuar kostot dhe duke eliminuar distancat e gjata që ata duhej të përshkonin më parë për t’u pajisur me dokumente.

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, e cilësoi këtë nismë si një hap të rëndësishëm në përmirësimin e shërbimeve për diasporën shqiptare. “Nëpërmjet bashkëpunimit me Ministrinë e Brendshme dhe kompaninë Identitek, realizuam me sukses projektin për pajisjen me dokumente biometrike të bashkatdhetarëve tanë në Kretë dhe Rodos. Ky proces lehtësoi ndjeshëm aksesin e qytetarëve, uli kostot dhe eliminoi distancat e gjata për marrjen e dokumenteve,” u shpreh ministri Hasani.

Autoritetet shqiptare falënderuan institucionet greke për mbështetjen dhe komunitetin shqiptar për bashkëpunimin dhe mikpritjen. Ky projekt është pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme për përmirësimin e shërbimeve konsullore dhe pritet të shtrihet së shpejti në destinacione të tjera.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.