Mos e humb festën e Pavarësisë së Kosovës më 12 shkurt në New York City Hall

E hënë, 7 Korrik, 2025

Në kuadër të 17-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, komuniteti shqiptar në Shtetet e Bashkuara do të mblidhet për një ceremoni festive në New York City Hall12 shkurt 2025, në orën 17:00.

Ky event do të shërbejë si një moment reflektimi dhe krenarie për arritjet e Kosovës si shtet i pavarur, duke bashkuar shqiptarë nga e gjithë diaspora, përfaqësues të institucioneve amerikane dhe figura të njohura të komunitetit.

Organizatori i aktivitetit, Mark Gjonaj, ish-këshilltar i qytetit të New York-ut dhe një mbështetës i palëkundur i çështjes shqiptare, fton të gjithë shqiptarët të marrin pjesë në këtë ngjarje të rëndësishme për të festuar së bashku.

🔗 Për të konfirmuar pjesëmarrjen tuaj, regjistrohuni në linkun zyrtar:
RSVP këtu

Data: 12 shkurt 2025
Ora: 17:00 (SHARP)
Vendndodhja: 1 City Hall, New York, NY, 10007

Mos e humbisni këtë mundësi për të festuar pavarësinë e Kosovës në zemër të New York-ut, mes miqsh dhe mbështetësish të çështjes shqiptare!

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.