Një zë i ri në letërsinë shqiptare po bëhet gati të prezantohet me lexuesin ndërkombëtar. Shkrimtari Enso Beqari, vetëm 33 vjeç, do të prezantojë romanin e tij të parë “Le Due Particelle” të shtunën, më 8 shkurt, në orën 18:00, në Spazio Carlo Biagioli, Domagnano – San Marino.
Libri, i botuar nga një shtëpi botuese italiane, konsiderohet si romani i parë neorealist shqiptar i këtij lloji dhe sjell një reflektim të thellë mbi përvojat e emigracionit dhe vëzhgimet e një autori të rritur mes dy kulturave.
Prezantimi do të moderohet nga gazetarja Anna Chiara Macina, e njohur për angazhimin e saj në promovimin e autorëve të rinj në territorin e San Marinos. Ngjarja do të jetë një mundësi unike për të bashkuar komunitetin italian dhe atë shqiptar, duke hapur një dialog mbi realitetet e sotme dhe këndvështrimin e brezit të ri të emigrantëve shqiptarë të lindur në Itali.
Ky event synon të sjellë një reflektim mbi përvojat e një gjenerate që shpesh mbetet në hije, megjithëse ka shumë për të thënë mbi identitetin, integrimin dhe sfidat e një shoqërie në ndryshim.
Për më shumë informacion, kontaktoni zyrën e shtypit RedHead Ideas në numrin 333 5939950 ose në email-in [email protected].
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.