Grenell kritikon shpenzimet e USAID-it në Ballkanin Perëndimor: “Alarmante”

E hënë, 7 Korrik, 2025

Richard Grenell, i cili sot ka marrë zyrtarisht detyrën si emisar për misione të posaçme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka ngritur sërish shqetësime mbi shpenzimet e USAID-it në Ballkanin Perëndimor, duke i cilësuar ato si tejet të larta dhe të menaxhuara keq.

Në një postim në platformën X (ish-Twitter), Grenell ka kritikuar politikat e Uashingtonit për shpërndarjen e fondeve të taksapaguesve amerikanë, duke pretenduar se miliarda dollarë po u jepen OJQ-ve të krahut të majtë për të nxitur politika që ai i cilëson si radikale në vende të tjera.

Ai ka publikuar edhe një përmbledhje të shpenzimeve të USAID-it në Ballkanin Perëndimor për periudhën 2020-2024, ku përfshihen:

  • Kosova: 537 milionë dollarë
  • Bosnja dhe Hercegovina: 402 milionë dollarë
  • Maqedonia e Veriut: 290 milionë dollarë
  • Serbia: 209 milionë dollarë
  • Shqipëria: 189 milionë dollarë
  • Mali i Zi: 77 milionë dollarë
  • Totali për WB6: 1.7 miliardë dollarë

Ndërkohë, Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka njoftuar se ka marrë detyrën e ushtruesit të postit të drejtorit të USAID, një lëvizje që mund të sjellë ndryshime në politikat e ndihmës ndërkombëtare të SHBA-së.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.