E gjithë Greqia po përjeton momente frike dhe paniku pas stuhisë sizmike që po ndodh ditët e fundit në Santorini. Shqetësimi është përhapur edhe në Turqi, ku sizmologët u kërkojnë banorëve të zonave bregdetare si Bodrum, Mugla dhe Aydin të jenë në vëzhgim për një cunami të mundshëm.
Ambasada e Shqipërisë në Greqi gjithashtu ka njoftuar se po ndjek me kujdes situatën pas tërmeteve që goditën zonën midis Santorinit dhe Amorgosit, duke u angazhuar në mënyrë të drejtpërdrejtë me autoritetet greke dhe komunitetin shqiptar në këtë rajon.
Në një njoftim të shpërndarë për publikun, Ambasada ka bërë thirrje për respektimin e udhëzimeve të autoriteteve greke dhe ka ofruar disa këshilla të rëndësishme për sigurinë e qytetarëve shqiptarë. Ajo ka rekomanduar shmangien e grumbullimeve brenda ndërtesave dhe afërsinë me godinat e dëmtuara, si dhe ka paralajmëruar qytetarët që të mos qëndrojnë në portet e Amudhit, Armenit, Korfut dhe Portit të Vjetër të Firá-s.
Në rast të lëkundjeve të forta, Ambasada këshillon largimin nga zonat bregdetare dhe lëvizjen me kujdes në rrugët e pjerrëta për të shmangur rrëshqitjet e dheut.
Për më shumë informacion, qytetarët mund të ndjekin faqet zyrtare të Organizatës për Planifikimin dhe Mbrojtjen Antisizmike (oasp.gr) dhe Ministrisë së Krizave Klimatike dhe Mbrojtjes Civile të Greqisë (civilprotection.gov.gr).
Ambasada ka ofruar gjithashtu një numër kontakti për ndihmë urgjente: +30 6941658183 dhe një adresë email: [email protected].
Përditësime të vazhdueshme për situatën dhe udhëzime shtesë do të publikohen në faqet dhe rrjetet sociale të Ambasadës.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.