Pesë ditë para zgjedhjeve në Kosovë, ish-i dërguari i posaçëm i Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka kritikuar ashpër kryeministrin Albin Kurti. Në një postim në platformën ‘X’, Grenell ka deklaruar se qeveria e Kurtit nuk ka qenë dhe nuk është e besueshme as për administratën e Joe Biden dhe as për atë të Donald Trump.
Sipas Grenellit, Kurti ka ndërmarrë veprime të njëanshme që kanë destabilizuar rajonin, duke bërë që si Republikanët ashtu edhe Demokratët ta kritikojnë atë. Ai shton se edhe Bashkimi Evropian dhe NATO-ja ndajnë të njëjtin qëndrim kritik ndaj Kurtit.
“Administrata Trump ka punuar dhe do të vazhdojë të punojë për paqen në Ballkan, por ne kemi nevojë për partnerë të besueshëm. Qeveria Kurti nuk ishte e tillë as gjatë mandatit të Trump, as gjatë mandatit të Bidenit,” shkruan Grenell.
Ai thekson gjithashtu se kompanitë amerikane po zgjerohen në Shqipëri dhe Serbi, ndërsa nuk po investojnë në Kosovë, duke ia atribuuar këtë zhvillim politikave të Kurtit.
Në përfundim të reagimit të tij, Grenell kundërshton retorikën e Kurtit mbi marrëdhëniet e tij me SHBA-në, duke e cilësuar atë si të pavërtetë:
“Retorika e përdorur nga Kurti tani, duke pretenduar se është më i afërt me SHBA-në se të gjitha qeveritë e tjera të Kosovës, është absolutisht e rreme. Mos u mashtroni.”
Deklarata e Grenellit vjen në një moment kyç për Kosovën, pak ditë para zgjedhjeve, dhe mund të ndikojë në debatin politik dhe elektoratin.

I have many friends in Kosovo and Albania…and many friends in Serbia and throughout the region.
The Trump Administration has worked and will continue to work towards peace for everyone in the Balkans.
But we need trustworthy partners.
The Kurti Government was not…
— Richard Grenell (@RichardGrenell) February 3, 2025