Historia/ Si u krijua shoqata e parë shqiptare “Vllazërimi” në Athinë!

E martë, 17 Nëntor, 2026

Si u krijua Shoqata e parë shqiptare Vllazërimi në Athinë? Kush ishin themeluesit? Si u krijua kur ende nuk kishte filluar legalizimi?

Nga Albert Zholi

Gjendja në Shqipëri 1996 sa po vinte dhe ashpërsohej. Shumë njerëz nuk shihnin më asnjë rrugë për kthim së shpejti në Atdhe. Ndaj na dilte detyrë të organizoheshim. Pra duhej organizim i parë për hallet në Atdhe të drejtat tona në Greqi. Kështu u krijua Komiteti pët Mbrojtjen e të Drejtave të Emigrantëve të Greqisë “VËLLAZËRIMI” (Maj 1996). Kryesinë e tij do të ma besonin mua (Albert Zholi). Por nuk isha vetëm. Lefter Marta, Myftar Kurti, Agron Lala, Thoma Sava, Aleksandër Baka, Novruz Abilekaj, Isuf Danaj, Agim Zeneli, Theodhor Logo, Vasil Logo, Kastriot Kaçupaj, Mihal Dusha, Ilia Averbah Tomor Topore, si këshill drejtues por edhe aktivistët V. Danga, Ilia Lolo, Albert Rudaj, P. Nuredini, Feti Skëndaj, Safet Aneli, Fatmir Meçe, L, Ziflo, Z. Zhupa, P. Pëllumbi, V.Dai, N.Kokthi, V.Prifti, M.Jano, A. Gaziu, L. Bineri, A.Skëndaj, P. Zani, B. Halili, D. Kodra po sakrifikonin shumë.Ishte tepër e vështirë të punoje në kushte e emigracionit pa legalizim. Sejcili nga ne kishte familje për të ushqyer dhe duhej që gjatë ditës të punonte në punë të vështira. Shumica në ndërtim, ndonëse dikur nuk kishim hequr lapsin nga dora. Në mbrëmje ktheheshim të rraskapitur por duke ua lënë barrën tjetër të familjes, grave tona, shpejtonim të mblidheshim në një lokal të vogël diku afër Omonias. Debatet ishin të ashpra, disa herë zgjidhjet e problemeve dhe halleve të emigrantëve nuk vareshin nga ne.

Por… si kishte rrjedhur situata? Vizitën e gushtit 1995 të Serreqit (kur ministri i jashtëm i Greqisë ishte Papulaj) ministri i ri i jashtëm grek Pangallos ia kthen ministrit të ri të jashtëm të Shqipërisë zotit Tritan Shehu më 1996 po në fund të gushtit. Vizitën e parë Pangallos e bëri në Gjirokastër. Këtu ministri i jashtëm grek, theksoi se, dy popujt tanë, kanë luftuar krah përkrah kundër Turqisë qysh në kohën e Skënderbeut dhe deri më 1821 kur Greqia fitoi pavarësinë. Ndoshta duke sjellë ndërmend origjinën e tij arvanitase. Ai theksoi, se në këtë luftë, dy popuj luftonin duke i foluir të dyja gjuhët. Mes Shqipërisë dhe Greqisë ekziston një raport i veçantë marëdhëniesh që buron në historinë e kulturën tonë, vazhdoi ai. Për emigrantët, ai përsëriti se, do t’i përmbahet nënshkrimit të mnarëveshjes për punësim sezonal, ku do të përfitojnë 30% e numrit të emigrantëve. Në këtë takim, Pangallos dhe Shehu bënë një bisedë ‘tet-a-tet” kokë më kokë). Me kaq përfundoi dita e parë e vizitës së Pangallos në Gjirokastër më 31/8/1996. Më 1 shtator ai shkon në Vlorë dhe bën takim me presidentin Berisha, i cili ndodhej me pushime në rezidencën qeveritare. “Patëm një bi\sedë të zgjeruar me presidentin Berisha…

Diskutuam për situatën Ballkan, e informova për kontaktet tona dhe vendet e tjera Ballkanike, dhe thamë, që në takimin e ministrave të jashtëm që do të zhvillohet në Selanik në qershor 1997, të shqyrtojmë mundësinë e një takimi të kryetarëve të shteteve e të qeverive të Ballkanit, për të krijuar një frymë të re miqësie e bashkëpunimi në rajon. Zoti president më informoi për situatën në Kosovë dhe pikëpamjet e palës shqiptare për këtë problem”. Kjo ishte deklarata e vetme e këtijë takimi të shumë pritur nga emigrantët shqiptar, dhe nga kabineti i Presidentit, gazetarët u njoftuan se takimi ishte privat. Si duket, padashur presidenti i lodhur nga plazhi i harroi sërishmi emigrantët. Dhe siç dihet në vjeshtën e 1996 u shpall për herë të parë një projekt dekret presidencial për legalizimin e emigrantëve të huaj që punonin dhe jetonin në Greqi. Rreth tij pati shumë zhurmë. Siç pati shumë paqartësi. Flitej se do të legalizoheshin vetëm vetëm ata që qeveria greke i quante vorioepiriotas. Për shqiptarët mysliman….

Nga ana tjetër projekt-dekreti linte disa çështje të hapura. Sa kohë do të jepej karta jeshile e legalizimit? A do të legalizoheshin gratë që punonin nëpër shtëpitë e grekërve të cilat nuk kishin se si t’i regjistronin për sigurime shoqërore ?A do të legalizoheshin pjesëtarët e së njëjtës familje por që nuk kishin gjetur punë? A do të shërbente karta e legalizimit edhe për të hyrë e për të dalë lirisht nga Greqia në Shqipëri e Anasjelltas, etj, etj…

Të gjitha këto shqetësime nuk mund të zgjidheshin vetëm. U vendos të ndërtoheshin lidhje intensive me organizma sindikaliste të Greqisë, të merej mendimi i tyre, të protestohej së bashku me ta. Në ditët e para të dhjetorit 1996 u takuam me kryetarin e sindikatave të ndërtimit zotin Dhimitris Vandoras.. Ishte një bisedë e ngrohtë si midis miqsh. Megjithëse sindikalistët e ndërtimit disa herë patën shpallur greva për papunësi edhe për faktin se edhe vendet e punës së tyre ua zinin emigrantët. Por në krye të sindikatës nuk kishte paragjykime të tilla. Ju lutem të ngrinin zërin e tyre për legalizimin tonë, për pajisjen e emigrantëve me I.K.A. (sistemi i sigurimeve shoqërore), dhe të ndalohej një herët e përgjithmonë operacionet “fshesa”, ndaj tyre. Të njëjtat kërkesa i parashtruam edhe sekretares së përgjithshme të sindikatave për emigrantët zonjës Zoi Soku. Në fillim të janarit 1997 do të priteshim nga sekretari i përgjithëshëm i sindikatave greke z. Jorgos Mavrikos. Por ne e kishim të domosdoshme që na përkrahte në radhë të parë qeveria jonë, të na përkrahnin organizatat tona sindikaliste të inkuadruara në organizma sindikaliste ndërkombëtare. Por gjithandej një heshtje e një indiferentizëm i çuditshëm, thuajse se nuk bëhej fjalë për pjesën më të fuqishme të punëtorisë shqiptare. Në pamundësi të cacnim në këto drejtime, na u desh të takoheshim me ambasadorin tonë në Athinë zotin Hysen Cabej. Demokracia i pranonte këto. Edhe demonstrata kundër shtetit që përfaqësonte ai do të bënim, por edhe ndihmë nga ky përfaqësues i shtetit shqiptar do të kërkonim. Por… Një letër të posaçme i drejtuam vete Presidentit të Republikës Greke, zotit Kosti Stefanopulos, autor i projekt-dekretit për legalizimin e emigrantëve të huaj…

Duhet thënë se në dhjetor 1996-tës ishin intensifikuar papritur veprimet pastruese të policisë greke ndaj shqiptarëve. Shkak për këtë u bë një vrasje e ndodhur diku në periferi të Athinës. Siç kam përmendur, në të tilla rastet kanalet televizive greke, veçanërisht ato private i frynin historisë antishqiptare. Aq e vërtetë është kjo sa u sajua një “vetarmatosje” e popullsisë së asaj zone për të vrarë shqiptarët. U panë nëpër ekrane njerëz të armatosur të cilët prisnin “gjahun” shqiptar. Siç doli më pas, vet operatorë e regjisorë të emisioneve të lajmeve i nxirrnin “aktorët” e tyre të revoltuar të dilnin para kamerave me çifte në duar. Kjo shkaktoi menjëherë reagime të organizatave humanitare joqeveritare, madje nisi edhe një proces penal. Por ishte… disi vonë. Qindra vet humbën vendet të punës… I luteshim zotit President të Republikës që shqiptarët të mos i shikonin vetëm si hajdut e vrasës, por edhe si njerëz të ndershëm, për mijërat e tyre të cilat tanimë ishin inkuadruar në shoqërinë greke dhe i sillnin asaj fitime të konsiderueshme. Kjo letër pati një jehonë të mjaftueshme. Stacione prestigjioze që dëgjohen jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Greqi e gjetkë, si “BBC”, “Dojçe wele”, etj, si edhe disa gazeta shqiptare bënë që letra jonë të kishte peshë më të madhe. Situata në Shqipëri sa po vende e rëndohej. Pas rrëzimit të skemave piramidale të “Sudes”, ‘Popullit”, “Xhaferrit”, po thuajse të gjitha të tjerat të cilat qeveria e Berishës nuk donte t’i quante piramidale për shkak të financimeve të mëdha që kishte marrë prej tyre, siç do të dilte më pas, gjendja e emigrantëve arriti kulmin e dëshpërimit. Shpallja e falimentimit të “Gjallicës”, si një nga më të fuqishmet firma pas ‘Vefës”, shkaktoi indinjatë të jashtëzakonshme. Shumë njerëz u nisën drejt Shqipërisë për të shpëtuar diçka nga katastrofa. Sidomos ata të rretheve jugore e kryesisht vlonjate. Në këto kushte vendosëm të organizonim një demostratë para ambasadës sonë dhe të kërkonim dorëheqjen e qeverisë dhe kthimin e parave tona. Ishte 2 shkurt 1997 ditë e ftohtë por me diell. U grumbulluan rreth 350 emigrantë. Policëve grekë u dhuruam lule. Ky sinqeritet u mirëprit. Nuk ishim të gjithë të ligj, siç mund të pretendonte dikush. Mirëpo ende nuk po mundeshim të organizoheshin siç duhej…

Ndërkohë Shqipëria kishte hyrë në një periudhë tepër të turbullt. Nisën grevat e urisë së rinisë studentore, sidomos greva e urisë në Universitetin “Ismail Qemali” të Vlorës. I gjithë jugu ishte demonstrata. Një luftë e pashpallur me viktima të shumta zhvillohej midis popullit kryengritës dhe forcave të SHIK-ut. Berisha vendosi të shpalli gjendjen e jashtëzakonshme dhe në një teror të tillë të vetëshpallet për së dyti president i Shqipërisë për një mandat pesëvjeçar. Kjo e acaroi shumë popullin. Kjo acaroi edhe qëndrimin ndërkombëtar ndaj shtetit të Berishës. Ne nuk mund të rrinim duarlidhur. Athina ziente nga mallkimet e emigrantëve të lodhur të cilët kishin humbur gjithçka të mbledhur për 5-6 vjet në rrugët e kurbetit. I kishte gëlltitur “përbindëshi”. Zemërimi nuk mund të përmbahej. Më 2 mars 1997 vendosëm të organizonim një tjetër demonstratë përpara ambasadës shqiptare. Kësaj rradhe  pjesëmarrja ishte shumë më e madhe. Rreth 850 vetë. Kishim një kërkesë: të na ktheheshin paratë tonë! Për këtë duhet të verifikoheshin të gjitha pasuritë e pushtetarëve të cilët u pasuruan aq shumë në pak vjet, dhe qeveria e korruptuar të jepte dorëheqjen.

Por këto verifikime nuk mund ti bënte një qeveri e korruptuar. Prandaj ajo duhej të jepte dorëheqjen, dhe në vend të saj të krijohej një qeveri e Pajtimit Kombëtar. Shumë oratorë kërkuan nga këto zhvillime, që qeveritarët e korruptuar të mos lejoheshin t’ua mbathnin nga vendi deri sa të jepnin llogari. Tanimë, falë edhe “klimës” së nxehtë politike që zotëronte në Shqipëri, interesimi i medias vizive greke ishte shumë më i madh. 10 stacione televizive filmonin veprimtarinë tonë…

Pikërisht të nesërmen e kësaj demonstrate datë 3/3/1997, Komisioni i Emigrantëve së toku me kryetarin e Sindikatave të Shqipërisë, zotin Kastriot Muço, i cili gjendej ato ditë në Athinë, vendosëm të takonim vet kryetarin e sindikatave greke, zotin Jorgos Pavlidhaqis. Tani ndiheshim pak më të sigurt. Prandaj edhe biseda ishte tepër e gjerë dhe e gjatë. Kryesisht për këmbënguljen që duhej të tregonin sindikalistët grekë për legalizimin tonë. Të tjerat vinin vetiu. Dukej sikur punët nisën më qartë , më saktë. Po atë ditë, sapo dolëm nga sindikalistët grekë, tri veta nga ne, domethënë, Albert Zholi, Lefter Marta, dhe Thoma Sava siguruam një takim me zëvendësministrin e punës dhe të sigurimeve shoqërore të Greqisë, zotin Protopapas. I njohur si sindikalist i vjetër, me një fytyrë babaxhane, zëvendësministri na priti mirë dhe na dëgjoi me kujdes. Na tha edhe një herë për përgatitjen e miratimit të projekt-dekretit presidencial dhe lehtësirat që rridhnin prej tij. Ishte e qartë. Nuk mund të prisnim më shumë pa kaluar ai dokument nga qeveria greke e më pas nga parlamenti i vendit. Tani nuk na ndalte askush. Në Komisionin e Emigrantëve “VËLLAZËRIMI”, diskutoheshin me aq hollësi elementët e projekt dekretit sa thuajse përditë ne zbulonim dobësi të tij.

Kërkonim me çdo kusht që të mos përjashtohej asnjë shqiptar nga kjo “e mirë” e madhe pas mundimeve disa vjeçare të këtyre njerëzve. Prandaj formuluam edhe një herë kërkesat tona dhe më 6 mars ia dërguam me faks ato Presidentit të Greqisë, Ministrisë së Jashtëme dhe Ministrisë së Punës. Nuk do të kalonin as pesëmbëdhjetë ditë kur miqtë tanë të partisë së Sinaspizmoit na organizuan një takim me eurodeputetin Allvanos. Allvanos njihej, përveç të tjerave edhe për qëndrimin e tij të qartë e të prerë ndaj lirimit të Nanos në Parlamentin Europian, për legalizimin e emigrantëve të të gjitha vendeve që ndodheshin në Greqi duke parashtruar një frymë humanizmi që na ngazëllente. Më mirë nuk mund të na priste njeri… Ne më pas morëm shumë takime me të për problemet e emigrantëve duke diskutuar edhe për çështjen e “Nanos”. Ndërkohë ngjarjet në Shqipëri kishin evoluar në mënyrë të shpejtë. Jo vetëm që ishte krijuar Qeveria e Pajtimit Kombëtar me kryeministër socialistin Bashkim Fino, por ky i fundit kishte nisur një sërë përpjekjesh për të siguruar mbështetjen e qeverisë së tij në vendet fqinje dhe në SHBA. Në këtë kuadër kryeministri erdhi dhe në Athinë. Gjetëm mundësinë ta takonim dhe t’i kërkonim një takim me emigrantët. Na u përgjigj me dashamirësi. Takimi u zhvillua në një nga sallat e të famshmit POLITEHNIO, (Universitetit Politeknik), ku kishte nisur përmbysja e diktaturës në Greqi në vitin 1973. Vend më simbolik nuk mund të gjendej. Ishin të pranishëm më se 1000 emigrantë. Bisedën tonë e filmonin 8 stacione televizive greke dhe të huaja. Ishte i pari kryeministër që pranonte të bisedonte me ne si vëllai me vëllanë. Sa hyri në sallë të gjithë të pranishmit filluan të këndojnë me zë koke: Vlora, Vlora, Vlora. Salla gjëmonte. Dukej sikur tavani do binte në tokë. Tingujt e këngës përhapeshin deri tutje në rrugët e zhurmshme të Athinës.

Por tingujt e këngës ishin shumë më të fuqishme se kjo zhurmë: Njerëzit kureshtarë ishin mbledhur rreth politeknios. Mbas Vlorës, të pranishmit filluan të këndonin hymnin kombëtar. Në sytë e shumë grave shikoje lot. Për rreth 15 minutave salla gjëmonte vetëm nga këngët dhe thirrjet “Liri Demokraci”, “Poshtë diktatura”, “Duam paratë tona”. U bëra dy-tri herë të pranishmëve të pushonin por më kot. Gazetarët e BBC dhe Dojçe Wele nuk linin rast pa incizuar. Ishin çaste tepër tepër emocionuese. Vetëm kur në mikrofon thirra ju ftoj të gjithëve të mbajmë një minutë heshtje për të mbyturit në tragjedinë e Otrantos, salla heshti. Një ndryshim i skajshëm i menjëherëshëm. T.Topore lexoi peticionin drejtuar qeverisë së Pajtimit Kombëtar në emër të Shoqatës “VËLLAZËRIMI”. Pastaj fjalën e mori mes duartrokitjeve kryeministri Fino. Ai premtoi se të gjitha se të gjitha hallet tona do t’ja parashtronte qeverisë greke në frymë mirëkuptimi e miqësie. Edhe në kuadrin e ndihmës që Greqia kërkonte t’i jepte Shqipërisë në këto kohë të vështira. Bëmë kështu një “paradë” të aktiviteteve të së vetmes organizatë ,apo komision të emigrantëve shqiptarë në Greqi, që e kishin pagëzuar me emrin domethënës “VËLLAZËRIMI”. Ku më shumë se sa në emigracion mund të quheshin shqiptarët vëllezër njeri me tjetrin?

Ku më shumë se këtu mund të shuhej urrejtja që synonte të mblidhte klani i Berishës me të ashtëquajturën luftë Veri-Jug? Ku më shumë se sa këtu mund të mendohej se ne na lidhte copa e bukës për fëmijët tanë dhe një Shqipëri e lirë, e begatë, ku të mund të ktheheshim sa më parë? Ku më shumë se këtu duheshin eliminuar ndarjet e mëdha, gati-gati armiqësore partiake qe kishte kultivuar partia e Berishës, nën pretekstin e luftës kundër komunizmit? Por edhe probleme kemi pasur. Midis nesh kishte dhe njerëz karrierist, mediokër, egoist shpirtngushte e thashethemexhinjsh që në vend të qanim hallet e shumta të kurbetit merreshin me vogëlsira dhe mendonin për poste…

Poste në mërgim, me një punë vullnetare?! Konica ndoshta me keqardhje të madhe e thënë fjalën gjithnjë aktuale se “e keqja e shqiptarëve u vjen nga vet shqiptarët”..

*Marrë nga libri “Ikja e Madhe” i ribotuar tre herë. Botimi parë 1997 në Shtëpinë Botuese “Thamiras” Artistidh Kolja.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.