Në Dublin të Irlandës komuniteti shqiptar atje ka protestuar ndaj refuzimit sistematik të vizave ndaj shqiptarëve që duan të vizitojnë të afërmit e tyre që jetojnë në Irlandë.
Protesta u mbajt para Departamentit të Drejtësisë dhe Barazisë në Dublin. Kjo protestë u ngrit sepse gjatë vitit të kaluar 2024, Shqiptarëve u janë refuzuar vizat pa arsye reale, duke krijuar indinjatë dhe vështirësi.
Shumë prej shqiptarëve atje kontribuojnë në shoqërinë irlandeze, punojnë, e paguajnë taksat, por të afërmve të tyre po u mohohet e drejta themelore për t’i vizituar, madje edhe për ngjarje të rëndësishme jetësore. Zhvillimet e fundit kanë treguar qartazi një diskriminim të drejtpërdrejt kundrejt Shqiptarëve.
Pas kësaj proteste ata patën mundësinë të takohen me sekretarë të Departamentit të Drejtësisë dhe kanë marrë sinjale premtuese për një takim të mundshëm me Ministrin e Drejtësisë javën e ardhshme.
Çështjet që u ngritën vazhdojnë të jenë thelbësore për komunitetin shqiptar atje:
– Arsyet e refuzimit sistematik të vizave për familjarët tanë
– Nevoja për transparencë në procesin e aplikimit
– Rëndësia e trajtimit të barabartë për komunitetin shqiptar
– Angazhimi i Ministrisë së Jashtme Shqiptare në këtë problem
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.