Edhe patentat e Kosovës njihen në Itali

E martë, 17 Nëntor, 2026
E martë, 17 Nëntor, 2026

Edhe patentat e Kosovës njihen në Itali

Ambasada e Kosovës në Itali bën të ditur se ka nisur lëshimin e vërtetimeve mbi patentat e Kosovës, të nevojshem për konvertim në Itali, duke nisur kështu zbatimin e marrëveshjes për njohjen reciproke të patentës mes dy shteteve

“Me këtë rast dëshirojmë t’ju informojmë mbi kushtet e përgjithshme të marrëveshjes:

PËRFITUESIT:Kush mund të aplikojë për njohje të patentës, pa provime, në bazë të marrëveshjes:

Ata që kanë fituar rezidencë në Itali prej më shumë se një (1) viti dhe jo më shumë se gjashtë (6) vite.

Cilët patentë shoferë do të njihen:

Vetëm patentë shoferë që janë:

– të rregullt

– me afat vlefshmërie

– që janë marrë para fitimit të rezidencës në Itali.

Cilët patentë shoferë nuk do të njihen:

– Patentë shoferët e përkohshëm;

– Patentë shoferët që janë fituar përmes konvertimit nga një shtet i tretë, jo i konvertueshëm në Itali;

– Patentë shoferët e pa vlefshëm, të anuluar.

Procedura e aplikimit dhe dokumentacioni i nevojshëm:

Kërkesa për njohje të patentës të lëshuara në Republikën e Kosovës duhet të parashtrohet në Zyrën e Motorizzazione Civile në komunën e rezidencës suaj në Itali, ku do të merrni formularin e aplikimit dhe do të njoftoheni për gjithë dokumentacionin e nevojshëm. Nga ana e Ambasadës mund t’ju kërkohet:

– vërtetimi mbi autenticitetin/validitetin e patentë shoferit

Në fund, duhet të keni parasysh se me rastin e konvertimit të patentë shoferit e njëjta do të tërhiqet nga autoritetet përkatëse Italiane”, bën të ditur ambasada në Romë.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.