Shërbime Konsullore për Shqiptarët në Irlandë më 8 dhe 9 Shkurt 2025

E diel, 6 Korrik, 2025

Më datat 8 dhe 9 shkurt 2025, Zyra Konsullore e Ambasadës së Shqipërisë në Londër do të zhvillojë një vizitë në Irlandë për t’u ofruar shërbime konsullore qytetarëve shqiptarë që jetojnë atje. Shërbimet do të ofrohen në Clayton Hotel, Dublin Airport (K67 X3H5), duke i ardhur në ndihmë bashkatdhetarëve që kanë nevojë për dokumente të rëndësishme pa pasur nevojë të udhëtojnë në Mbretërinë e Bashkuar.

Shërbimet që do të ofrohen

  • Gjatë dy ditëve të pranishme në Dublin, përfaqësuesit e Ambasadës do të mundësojnë shërbimet e mëposhtme:
    Aplikim për kartë identiteti dhe pasaportë
    Aplikim për Prokurë të Posaçme
    Aplikim për Leje Kalimi
    Lëshim vërtetimesh të ndryshme
  • Thirrje për aplikim online

Për të shmangur vonesat dhe për të lehtësuar procesin, Ambasada ka këshilluar qytetarët të kryejnë aplikimin online përmes portalit e-Albania. Edhe në rastet kur sistemi cakton një datë më të vonë për takimin, mjafton që aplikimi të jetë aktiv, pasi stafi konsullor do të bëjë të pamundurën për të përpunuar kërkesat gjatë dy ditëve të shërbimeve në Dublin.

Ambasada e Shqipërisë në Londër fton të gjithë shqiptarët që jetojnë dhe punojnë në Irlandë të shpërndajnë këtë informacion tek komuniteti i tyre dhe të përfitojnë nga shërbimet që do të ofrohen.

📍 Data: 8-9 shkurt 2025
📍 Vendndodhja: Clayton Hotel, Dublin Airport (K67 X3H5)

Për më shumë informacion, qytetarët mund të kontaktojnë Ambasadën e Shqipërisë në Londër për sqarime të mëtejshme mbi procedurat dhe dokumentet e nevojshme.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.