Kol Bib Mirakaj, “Pasaporta Shqiptare” e Shpëtimit të Hebrejve

E martë, 17 Nëntor, 2026

UNITED NATION NY : Çdo vit më 27 janar, komuniteti ndërkombëtar mblidhet për të përkujtuar Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit. Kjo ditë u zgjodh dy dekada më parë nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, në Nju Jork për të shënuar çlirimin e Kampit Nazist të Përqendrimit dhe Shfarosjes Aushvic-Birkenau në 1945.

Sot (e hënë 27 janar)në selinë e OKB-së, në Nju Jork, mbahen disa aktivitete për të kujtuar 80 vjetorin e çlirimit të Kampit Nazist të Përqendrimit dhe Shfarosjes .

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, António Guterres, mbanë fjalimin në Asamblenë e Përgjithshme, në ceremoninë vjetore të përkujtimit në selinë e OKB-së.

Z.António Guterres, në Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit në Kujtimin e Viktimave të Holokaustit lëshoi një video mesazh kétë mëngjes të 80- vjetorit të Holokaustit:

Sot nderojmë viktimat e Holokaustit, një tragjedi e pakrahasueshme në historinë njerëzore.

Bota ka për detyrë të kujtojë se Holokausti ishte një përpjekje sistematike për të eliminuar popullin hebre dhe shumë të tjerë.

Do të ishte një gabim i rrezikshëm të mendosh për Holokaustin thjesht si rezultat i çmendurisë së një grupi nazistësh kriminelë. Përkundrazi, Holokausti ishte kulmi i mijëvjeçarëve të urrejtjes,  të kurbanit dhe diskriminimit që synonin shfarisjen e hebrenjëve, atë që ne tani e quajmë antisemitizëm.

Tragjikisht, dhe në kundërshtim me vendosmërinë tonë, antisemitizmi vazhdon të lulëzojë. Ne po shohim gjithashtu një rritje thellësisht shqetësuese të ekstremizmit, ksenofobisë, racizmit dhe urrejtjes anti-myslimane. Irracionaliteti dhe intoleranca janë kthyer.

Kjo është në kontrast të plotë me vlerat universale të mishëruara në Kartën e Kombeve të Bashkuara dhe në Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut.

Kurrë nuk mund të qëndrojmë të heshtur apo indiferentë kur qeniet njerëzore vuajnë.

Ne duhet gjithmonë të mbrojmë të pambrojturit dhe të nxjerrim torturuesit para drejtësisë.

Pas tmerreve të shekullit të 20-të, nuk duhet të ketë vend për intolerancë në shekullin e 21-të. Ju garantoj se si Sekretar i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, do të jem në vijën e parë të betejës kundër antisemitizmit dhe të gjitha formave të tjera të urrejtjes.

Le të ndërtojmë një të ardhme me dinjitet dhe barazi për të gjithë – dhe kështu të nderojmë viktimat e Holokaustit, të cilat nuk do t’i lejojmë kurrë të harrohen

Ceremonia është planifikuar të fillojë në orën 11:00 me orën e Nju Jorkut dhe do të nderojë viktimat, duke i bërë gjithashtu homazhe grupit të pakësuar të të mbijetuarve, disa prej të cilëve do të ndajnë dëshmitë e tyre së bashku me folësit e ftuar.

Ndërkohë në hyrje të sallonit kryesorë në selinë e OKB-së është hapur një ekspozitë, ku janë vendosur fotografi dhe piktura si dhe sende që janë gjetur në Kampin Nazist të Përqendrimit dhe Shfarosjes Aushvic-Birkenau : valixhe dhe çanta, bizhuteri, rroba e tjer, që u konfiskuan tetëdhjet vjet më parë të burgosurve izraelit në  kampin e  përqendrimi në Aushvic, Poloni.

“Ne kemi për detyrë të qëndrojmë kundër intolerancës”, tha shefi i OKB-së për të drejtat e njeriut,në hapje të kësaj ceremonie.

Duke shënuar Ditën e Përkujtimit të Holokaustit të hënën, Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Volker Türk, tha se thelbi i përkujtimeve ishte njohja e së kaluarës, por ato “duhet gjithashtu të shqyrtojnë të tashmen dhe të shikojnë drejt së ardhmes”.

26 janar 2025 , 80 vjet më parë, rreth 7000 të burgosur që kishin mbetur të vdisnin nga uria në kampet e përqendrimit dhe shfarosjes Aushvic-Birkenau u çliruan nga ushtarët aleatë.

“Retorikë urrejtjeje’ që kumbon”

Në bazë të rritjes së retorikës urrejtëse, me rritjen e antisemitizmit në rrugë dhe në internet, shefi i të drejtave të OKB-së tha se “diskriminimi dhe çnjerëzimi po fitojnë mbi solidaritetin dhe dhembshurinë; diversiteti shihet si një kërcënim dhe jo si diçka për t’u vlerësuar; dhe shumë liderë po minojnë dhe dobësojnë shtetin e së drejtës”.

Duke na kujtuar se të gjithë kanë “detyrë të qëndrojnë kundër intolerancës”, z. Türk ndau frikën e tij se bota  “po ecën në gjumë drejt një të ardhmeje të zymtë ku të drejtat dhe dinjiteti i njeriut mohohen, hiqen ose harrohen”.

Thirrje për të dënuar antisemitizmin

Me një video-mesazh të fuqishëm, z. Türk, i kërkoi komunitetit global të qëndrojë vigjilent përballë intolerancës dhe diskriminimit në rritje. Thirrja vjen si një kujtesë e tmerreve të Holokaustit dhe mësimeve që ai jep.

Duke i bërë jehonë fjalëve të të mbijetuarit të Holokaustit, Elie Wiesel, i cili tha në mënyrë të famshme, “heshtja inkurajon torturuesin”, ai theksoi rëndësinë e të folurit kundër të gjitha formave të urrejtjes, veçanërisht antisemitizmit.

“Ne duhet ta dënojmë atë në të gjitha format e saj, së bashku me fanatizmin, intolerancën dhe urrejtjen,” tha z. Türk, duke u kërkuar njerëzve të ndërmarrin veprime.

“Arsimi është kyç” tha ai

Tema qendrore e përkujtimit të Holokaustit të këtij viti është beteja e vazhdueshme për dinjitet dhe të drejtat e njeriut.

Në një thirrje për të ekspozuar dezinformimin dhe për t’i rezistuar përpjekjeve për të nxitur ndarjen, urrejtjen dhe frikën, z. Türk, tha se diversiteti duhet të festohet dhe historitë e Holokaustit duhet të ritregohen si një mbrojtje thelbësore kundër paragjykimeve dhe racizmit.

“Edukimi i Holokaustit mbetet një nga vaksinat më të mira kundër dehumanizimit”, shtoi ai, duke bërë thirrje për një të ardhme të drejtë dhe dinjitoze për të gjithë.

“Pasaporta” e Shpëtimit të Hebrejve : Kol Bib Mirakaj, ministri i Brendshëm që shpëtoi 2000 hebrenj! 

Hebrenjtë në Romë i dhuruan dy shkopinj me pjesë qelibari, si shenjë kujtimi të mirënjohjes së tyre të paharrueshme, shqiptarit që shpëtojë 2000 hebrenjë, në atë kohë.

Urdhëri i ministrit të Brendshëm Kol Bib Mirakaj për të pajisur me pasaportë shqiptare hebrenjtë që ndodheshin në Shqipëri në vitin 1943, është akti historik që i vendosi shqiptarët në historinë e shpëtimtarve për hebrejt që u strehuan në Shqipëri, pas luftës së parë botërore.

Ishte vitit 1943, kur forcat gjermane po mbërrinin në Shqipëri. Një numër i konsiderueshëm hebrenjsh ndodhej në territorin shqiptar dhe rrezikoheshin nga nazistët gjermanë. Në atë kohë, ishte ministër i Brendshëm Kolë Bibë Miraka,, i cili drejtoi këtë dikaster në periudhën maj 1943 – shtator 1943.

Një urdhër i tij i datës 31 gusht të vitit 1943, detyronte pajisjen me pasaporta shqiptare për të gjithë hebrenjtë që ndodheshin në territorin e vendit tonë në atë kohë. Përmes pasaportave shqiptare ata mund të udhëtonin e të gjenin strehim në Italinë jugore, pjesë e çliruar në atë kohë prej forcave aleate anglo-amerikane.

Faik Quku, autori i librit “Qëndresa Shqiptare gjatë Luftës së Dytë Botnore” (1941-1944), ka paraqitur disa të vërteta rreth jetës dhe veprës së Kolë Bibë Mirakajt. Një moment shumë i rëndësishëm në rrëfimet e Qukut është refuzimi që Kolë Bibë Mirakaj i bëri shumës së parave që hebrenjtë kishin vendosur t’i jepnin atij si shpërblim, për kohën kur shpëtoi 2000 prej tyre nga nazistët gjermanë.

“Në verën e vitit 1943, Leon Thuri shkoi në zyrën e Kol Bibë Mirakaj, ministër i Punëve të Mbrendshme dhe i ofroi një shumë napolonash për përkrahjen që u kishte dhënë hebrenjve, kur kishte qënë ministër. Por, ai nuk i pranoi këto para dhe e përcolli me sjellje bujare Leon.”

Në atë kohë Kolë Bibë Mirakaj ishte në mërgim në Romë, hebrenjtë që jetonin në Romë e njohën ministrin që iu kishte shpëtuar jetën dhe vazhduan këmbënguljen për ta ndihmuar atë si shenjë mirënjohje për ndihmën që u kishte dhënë. Ishte koha, kur Kolë Biba kishte tre vjet që po jetonte me ndihmë bamirëse të një kuvendi françeskan. Megjithatë, ai e refuzoi sërish shumën e parave që i ofruan hebrenjtë e Italisë.

“Hebrenjtë në Romë i dhuruan dy shkopinj me pjesë qelibari si shenjë kujtimi të mirënjohjes së tyre të paharrueshme. Një shkop ishte i zi e tjetri bojë kafe. Kush e ka pa Kolë Bibën tue ecë me nji shkop duhet ta dijë se ishte po i njajti që ja kishin dhurue në Romë hebrenjtë. Nuk ka pasë kurrë tjetër dhe me të ka ecë deri në fund të jetës së tij.

Shumë shqiptarë janë dallue per ndihmën që ua kanë dhanë hebrenjve në Shqipëri, katolikë e muslimanë pa dallim feje, e për këtë arsye Shqipnia njihet si E Drejtë ndër Kombet prej Yad Vashem-it”, shkruan Quku.

Ky është dokumenti përmes të cilit, Kolë Bibë Mirakaj shpëtoi dy mijë hebrenj. Dokumentit është regjistruar me numër protokolli 9/110 i Ministrisë së Punëve të Mbrendshme.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.