Greqi/ Nesër nis pajisja me dokumente biometrike në Kretë

E martë, 17 Nëntor, 2026

Ka përfunduar ditën e sotme ofrimi i shërbimeve për pajisjen me dokumente biometrike për bashkatdhetarët me banim në Rodos dhe ishujt përreth. Gjatë këtyre ditëve, ekipi i Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Greqi ka punuar për të përmbushur kërkesat e shumta të qytetarëve shqiptarë që jetojnë në këtë zonë.

Ky tur aplikimesh ka për qëllim të mundësojë pjesëmarrjen e diasporës në zgjedhjet historike, ku për herë të parë shqiptarët jashtë vendit do të mund të votojnë.

Pas Rodosit, shërbimi do të vijojë në Kretë (Hania) më 29, 30 dhe 31 janar 2025. Qytetarët shqiptarë që dëshirojnë të pajisen me dokumente biometrike mund të paraqiten në adresën Kidhonias 29, 731 35 (Salla e Shtypit të Bashkisë së Hanias, kati i parë).

Ky proces i rëndësishëm ka për qëllim të mundësojë pjesëmarrjen aktive të diasporës në proceset zgjedhore, duke siguruar që shqiptarët kudo që jetojnë të kenë mundësinë të shprehin vullnetin e tyre në zgjedhjet e ardhshme.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.