Kreu i KKD,Mark Gjonaj thirrje për regjistrimin e Diasporës në zgjedhjet e majit

E martë, 1 Korrik, 2025

Kryetari i Këshillit Koordinues të Diasporës, Mark Gjonaj, ka bërë një thirrje të fuqishme për të gjithë shqiptarët jashtë vendit të regjistrohen për të votuar në zgjedhjet parlamentare të majit 2025. Në një postim të tij në rrjetet sociale, Gjonaj theksoi rëndësinë e angazhimit të diasporës në procesin zgjedhor dhe fuqizimin e zërit të shqiptarëve në vendin e tyre të origjinës.

“Është koha për të treguar se ne jemi të bashkuar dhe të gatshëm të ndikojmë në të ardhmen e Shqipërisë. Regjistrohuni për të votuar dhe bëhuni pjesë e ndryshimit që duam të shohim”, ka deklaruar Gjonaj. Ai ka theksuar gjithashtu se diasporës i është dhënë mundësia për të marrë pjesë në zgjedhjet që kanë rëndësi të madhe për të ardhmen e vendit, duke kontribuar në një proces demokratik dhe transparent.

Këshilli Koordinues i Diasporës ka nisur një fushatë informuese për të siguruar që të gjithë shqiptarët jashtë vendit të jenë të njohur me procedurat dhe mundësitë e regjistrimit për votim. Regjistrimi mund të bëhet online, duke lehtësuar aksesin dhe inkurajuar pjesëmarrjen sa më të gjerë.

Me këtë fushatë, Gjonaj dhe Këshilli Koordinues synojnë të aktivizojnë sa më shumë shqiptarë të diasporës dhe të inkurajojnë një pjesëmarrje të madhe në zgjedhjet e vitit 2025, për të ndihmuar në formësimin e politikës dhe zhvillimeve në Shqipëri.

Postimi i plotë:

Qytetarët shqiptarë në diasporë mund të votojnë për herë të parë në zgjedhjet parlamentare të Shqipërisë!

Regjistrimi përfundon më 4 Mars 2025

Linku i regjistrimit dhe udhëzimet e detajuara gjenden në faqen zyrtare të KQZ-së: https://kqz.gov.al/votues-nga-jashte/.

Regjistrohu SOT!
Është e thjeshtë, e shpejtë dhe do të sigurojë që e ardhmja e Shqipërisë të pasqyrojë ëndrrat dhe aspiratat e të gjithë njerëzve të saj, pavarësisht se ku jemi.

MOS U ANKONI, POR VOTONI!

Për pyetje ose ndihmë
Kontaktoni 347-398-6161
Ose vizitoni zyrën time:
970 Morris Park Ave Bronx, NY

Në solidaritet,
Mark Gjonaj

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.