Dita e Kujtesës/Ministri Hasani:Ky rast solemn na sfidon të mësojmë nga historia

E martë, 17 Nëntor, 2026

Më 27 Janar, në Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit dhe 80-vjetorin e çlirimit të kampit të përqendrimit Auschwitz-Birkenau, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Z. Igli Hasani, theksoi rëndësinë e kujtimit të kësaj tragjedie të paprecedent në historinë njerëzore.

Përmes një publikimi në rrjetin e tij social X, ai përkujtoi rëndësinë e 27 Janarit, Ditës Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit, dhe të 80-vjetorit të çlirimit të kampit të përqendrimit Auschwitz-Birkenau.

“Në 80-vjetorin e Çlirimit të Aushvicit dhe Ditës Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit, nderojmë gjashtë milionë gra, fëmijë dhe burra hebrenj, të cilët humbën jetën gjatë Holokaustit, së bashku me të tjerë të panumërt që iu rezistuan vuajtjeve të paimagjinueshme,” shkroi Ministri Hasani.

Ai nënvizoi gjithashtu rëndësinë e mësimeve nga historia dhe përpjekjet për një të ardhme më të drejtë dhe humane:
“Ky rast solemn na sfidon të gjithëve të mësojmë nga historia, të përballemi me rritjen shqetësuese të antisemitizmit dhe të përpiqemi për një të ardhme të mishëruar nga drejtësia, humanizmi dhe paqja. Nuk do të harrojmë kurrë. Ne përkujtojmë.”

Sot, Ministri Hasani pritet të marrë pjesë në ceremoninë ndërkombëtare përkujtimore të organizuar në Poloni, ku do të bashkohet me përfaqësues të lartë nga vende të ndryshme për të shënuar këtë përvjetor historik dhe për të nderuar kujtimin e viktimave të Holokaustit.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.