Minutë pas Minute/ Vota e Diasporës, 78 mijë regjistrime në PER

E shtunë, 28 Qershor, 2025

Në vetëm dy javë të funksionimit të sistemit PER janë regjistruar afërsisht 80 mijë shqiptarë që jetojnë jashtë vendit me të drejtë vote.

Sipas të dhënave zyrtare nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) sot deri në orën 15.00 janë regjistruar gjithsej 78,361 shqiptarë që jetojnë jashtë vendit për të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare e 11 majit 2025.

Prej tyre 48,585 (62.0%) janë meshkuj dhe 29,776 (38.0%) janë femra, kryesisht të moshave nga 26 në 45 vjeç. Nga këto kërkesa janë miratuar deri tani 45,409.

Shqiptarët e Italisë kryesojnë në regjistrime me 27,582, ndjekur nga Greqia me 21,043, Gjermania me 10,129 dhe SHBA me 6,114 të regjistruar.

KQZ vijon të inkurajojë të gjithë shtetasit shqiptarë që jetojnë jashtë vendit të regjistrohen për të ushtruar të drejtën e votës në zgjedhjet parlamentare të ardhshme. Regjistrimi mund të bëhet përmes Platformës Elektronike të Regjistrimit (PER) në faqen zyrtare të KQZ-së.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.