Një 19-vjeçar shqiptar është plagosur në një lagje të Athinës pas një sherri masiv të ndodhur në rrugën “Pefkon 92” në Metamorfosi. I riu është dërguar në spital me plagë në bark dhe kofshë, por fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Dy bashkëkombës të tjerë të moshës 17 dhe 19 vjeç kanë plagë të lehta. Autoritetet policore kanë arrestuar 7 të dyshuar, mes të cilëve katër të rritur dhe tre të mitur.
Burime bëjnë me dije se grupe njerëzish nga Kifisia dhe Filadelfia ishin takuar në një moment të caktuar.
20 personat e përfshirë u ndanë në grupe dhe nisën të godisnin njëri-tjetrin. Sipas të njëjtave informacione, një dëshmitare okulare që ka parë se çfarë po ndodhte, u ka thënë djemve se kishte lajmëruar policinë por sërish nisën sulme më të rënda, si sulmi me kaçavidë.
Autorët janë larguar me një makinë të zezë dhe sipas vlerësimeve të para të autoriteteve duket se bëhet fjalë për një konflikt territoresh dhe mund të lidhet edhe me një ngjarje të ndodhur në Marousi.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.