Analiza/ Potenciali i Diasporës mes votës, remitancave dhe migrimit qarkullues

E martë, 1 Korrik, 2025

Cilat potenciale përmban diaspora? Gazetari Kajana analizon për CeSPI

Në kuadrin e kontributeve në rubrikën tematike Focus Balcani (kuruar prej kërkueses shkencore Sabina de Silva) të Qendrës italiane të Studimeve Ndërkombëtare (CeSPI), gazetari beratas Gjergji Kajana ka botuar në 19 janar 2025 një policy brief  titulluar “Potencialitete të diasporës shqiptare në kuadrin e votimit nga diaspora, remitancave e migrimit cirkular”. Ndarë në 5 nënkapituj të shkurtër, paper-i trajton në mënyrë informativo-analitike aspekte sasiore e cilësore të ndërveprimit historik e aktual të diasporës shqiptare me atdheun, duke fokusuar risinë e votimit të afërm nga shqiptarët jashtë për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, numrat e përmbledhur të remitancave historike në dekadat e fundit dhe shembuj të ndërveprimit në fushën e sipërmarrjes.

Megjithëse vëmendja publike përqendrohet në remitancat monetare, leximi i punimit të Kajana-s sjell në pah aspekte ekzistuese e të fuqizueshme të remitancave sociale, që përbëjnë bagazhin e njohurive të fituara në diasporë dhe që mund të rritë ekspozimin ndërkombëtarizues të Shqipërisë. Në fillim të analizës theksohet se prania në diasporë e “entitetesh kulturore e profesionale” (siç është për shembull network-u shqipfolës IllyrianBrains) ndërton një “platformë tejkombëtare” që favorizon “ruajtjen e një autonomie identitare”, e cila historikisht ka patur shtyllë kurrizore gjuhën shqipe.

Në sferën e biznesit shihen mundësitë më të mëdha përmirësuese të ndërveprimit me diasporën, pa anashkaluar as ato potencialitete përmbajtura në synimet e politikave qeveritare të vendit ballkanik (si “Paketa e Maleve” lajmëruar nga ekzekutivi). Përveçse citohen studime të viteve të fundit mbi aktivizimin në sipërmarrjen lokale të emigrantësh të kthyer në Shqipëri, tërheq vëmendjen në punim paragrafi që sintetizon rezultatet e veprimit në biznes të një pjese të tyre që rreth një dekadë më parë lanë diasporën si pasojë e krizës së borxheve në Evropën Jugore, tejet e theksuar në Greqi e Itali.

Në 2011 – 2014 ky rikthim rriti me 5% fuqinë punëtore të Shqipërisë. Fotografohet fakti se “shumë prej të rikthyerve pas ardhjes në atdhe u angazhuan në krijime biznesesh, veçanërisht në bujqësi por edhe ndërtim, tregti e turizëm. Hyrja në rrethin ekonomik kombëtar e kësaj linfe të re përçoi një përhapje efektesh pozitive në termat e rritjes së punësimit e pagave”, si edhe “formash më të evoluara marrëdhëniesh tregtare në bujqësi” – të dhëna që “kontribuan në ndërlidhje komplementariteti mes këtyre emigrantësh të rikthyer e rezidentëve të përhershëm lokalë”. Në kuadrin e kriticiteteve citohet një studim i CeSPI-t kryer në prill 2020 që – duke i dhënë zë 215 profesionistësh shqiptarë atëherë rezidentë në Itali – përmendte si pengesa për nisma sipërmarrëse në Shqipëri mangësi në administratën publike, vështirësi në gjetjen e fuqisë punëtore dhe ndërlikime burokratike.

Punimi i Kajana-s veçon si horizont zhvillimor të aftësive ndërvepruese diasporë – Shqipëri atë digjital. Bashkë me turizmin e bujqësinë, kjo sferë hyn në një triptik sektorësh ku përqendrohen planet qeveritare të rritjes. Duke përmendur shembujt ekzistues të sipërmarrjeve të ndërkombëtarizuara në sektorët e-commerce e software (Commercey, Laconics) që kanë integruar eksponentë nga diaspora të pajisur edhe me inpute idesh, Kajana nënvizon se “krijimi i një ekosistemi digjital të përbashkët mes operatorësh shqiptarë të këtij sektori me ata bashkëkombas jashtë vendit mund të rritë produktivitetin në këtë mjedis ekonomik”. Si shembull realiteti nëtwork-imi për start up-e e konsulence tërheqjeje të IHD (Investime të Huaja Direkte) citohet ALBAN (Albanian Business Angel Network), pasqyrë e ekzistencës së një kampionari diasporik me mundësi të shtuara ndërlidhjeje me atdheun. Paper-i sintetizon se mundësi të rritjes së ndërveprimit me diasporën për Shqipërinë qendrojnë nga ana politike në shqyrtimin e mundësisë së krijimit të një qarku të posaçëm elektoral – sipas modelit italian – ku të mund të zgjidhen përfaqësues parlamentarë që i përkasin diasporës dhe nga ana ekonomiko-ligjore vazhdimi i reformave të gjata që po ndërmerren në kuadrin e procesit të integrimit në BE. Këto reforma – mbyll punimin Kajana – “kontribuojnë në uljen e informalitetit në sistem … duke synuar kështu të rritin fuqinë tërheqëse të vendit për hyrje remitancash nga jashtë”.

Link me punimin origjinal të Gjergji Kajana-s gjendet falas në uebsajtin e CeSPI-t: https://www.cespi.it/it/eventi-attualita/focus-balcani/potenzialita-della-diaspora-albanese-tra-voto-allestero-rimesse

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.