Diplomati danez Peter Sorensen ka marrë miratimin e ambasadorëve të Bashkimit Evropian për të shërbyer si i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.
I propozuar nga përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Kaja Kallas, Sorensen pritet të pasojë Mirosllav Lajçakun në këtë rol, me mandatin e tij që do të nisë zyrtarisht në fillim të shkurtit, pas përfundimit të mandatit të Lajçakut më 31 janar.
Sorensen ka një përvojë të gjatë diplomatike në strukturat e Bashkimit Evropian. Aktualisht, ai është këshilltar i lartë për diplomacinë digjitale në Shërbimin e Veprimit të Jashtëm të BE-së (EEAS).
Njohës i thellë i dinamikave të Ballkanit Perëndimor, Sorensen ka mbajtur poste të rëndësishme diplomatike, përfshirë atë të përfaqësuesit të posaçëm të BE-së për Bosnje dhe Hercegovinë, si dhe shefit të zyrës së BE-së në Sarajevë. Ai ka shërbyer gjithashtu si shef i delegacionit të BE-së në Maqedoninë e Veriut.
Karriera e tij përfshin edhe angazhime të mëparshme në Kosovë, ku ka punuar si këshilltar në Misionin e Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK) dhe si përfaqësues i posaçëm i BE-së në Serbi. Sorensen ka kontribuar gjithashtu në Kroaci, në kuadër të Misionit të OSBE-së.
Përvoja e tij e thellë në rajon thuhet se ka qenë një nga arsyet kryesore që ka çuar në zgjedhjen e tij nga Kaja Kallas për këtë post të ndjeshëm. Sorensen pritet të vazhdojë punën për të përmirësuar marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë, duke ndërtuar mbi përpjekjet e paraardhësit të tij.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.