Brenda pak ditësh, emisari special i Donald Trump për misione të veçanta, Richard Grenell, ka përsëritur kritikat ndaj qeverisjes së Albin Kurtit, duke u ndalur këtë herë tek marrëdhëniet Kosovë-SHBA dhe qasja politike e kryeministrit kosovar.
Pas një deklarate për kryeparlamentarin Glauk Konjufca dhe komentet e tij për administratën Biden-Obama, Grenell publikoi një tjetër mesazh kritik në platformën X, ku shënjestron drejtpërdrejt qeverinë Kurti.
Lexo edhe: Grenell ka dy fjalë për Kosovën pas inaugurimit të Trump
“Marrëdhëniet e SHBA-së me Kosovën vuajtën gjatë presidencës së Joe Biden. Departamenti i Shtetit dhe Shtëpia e Bardhë e Biden kritikuan veprimet dhe paaftësinë e Kurtit për të përmirësuar ekonominë e Kosovës. Kurti zgjodhi grindjet politike dhe ndërmori veprime të njëanshme. Ai solli marrëdhëniet Kosovë-SHBA në një pikë të ulët, duke u dënuar edhe nga liderët evropianë, NATO dhe administrata Biden,” shkroi Grenell.
Në vijim të postimit të tij, Grenell përkujtoi se, megjithëse Kurti mbështeti Joe Biden dhe Kamala Harris gjatë zgjedhjeve presidenciale, ai gjithsesi është përballur me kritika të vazhdueshme nga administrata amerikane.
Kritikat e Grenell për Kurtin nisën edhe më herët, kur dje ai deklaroi se qeverisja e tij “harxhoi katër vjet duke komplimentuar Joe Biden dhe duke marrë pjesë në konventa dhe festa të tyre.”
“Pse nuk u ankuan më parë?” pyeti Grenell, duke sugjeruar se mbështetja politike e Kurtit ndaj Biden nuk ka sjellë rezultatet e dëshiruara në raportet mes Kosovës dhe SHBA-së.
Këto komente janë vetëm të fundit në një seri kritikash të Grenell ndaj qeverisë Kurti, duke pasqyruar tensionet e vazhdueshme politike dhe diplomatike që karakterizojnë këtë periudhë.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.