Berisha: Diaspora të protestojë për të drejtën e votës pa ID shqiptare!

E martë, 1 Korrik, 2025

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë thirrje për organizim të fuqishëm në kuadër të zgjedhjeve të 11 majit, duke theksuar rëndësinë e mobilizimit të diasporës shqiptare. Në një takim me të deleguarit e qarkut të Tiranës, Berisha kërkoi që deputetët të hartojnë lista të emigrantëve që njohin, duke e cilësuar votën e diasporës si një çështje historike.

“Secili nga ju duhet të ndalet dhe të reflektojë. Çdo deputet njeh të paktën 100 emigrantë nga rrethi i tij familjar. Vota e diasporës është historike. Kundërshtarët tanë janë të tmerruar nga kjo perspektivë,” tha Berisha.

Ai u ndal te propozimi i Partisë Demokratike që të gjithë emigrantët të kenë të drejtën të votojnë, përfshirë ata që nuk zotërojnë një dokument identifikimi shqiptar, por vetëm të vendit ku jetojnë. Berisha e quajti absurde që Partia Socialiste është deklaruar kundër kësaj nisme.

“Të mohosh dokumentet biometrike të Gjermanisë, Francës, SHBA-së, dhe Britanisë është absurde. Këto dokumente njihen nga e gjithë bota. Por qeveria jonë thotë jo. Ky është një akt i turpshëm dhe i pabesueshëm që vetëm një mendje primitive mund ta justifikojë,” tha Berisha.

Kreu i opozitës i bëri thirrje diasporës shqiptare të reagojë për këtë çështje, duke kërkuar të drejtën e votës përmes protestave para ambasadave shqiptare.

“I bëj thirrje diasporës të ngrihet në protesta të fuqishme përballë ambasadave të narkoshtetit. Ky është një diskriminim i papranueshëm. Edi Rama tregon urrejtje ndaj votës me këtë qëndrim,” theksoi Berisha.

Ai u shpreh se Partia Demokratike do të mbështesë çdo hap për procesin e votës së diasporës, por nuk do të pranojë që kjo të kufizohet për shkak të dokumenteve biometrike.

“Imagjinoni një familje ku burri ka humbur pasaportën shqiptare dhe ka marrë pasaportën gjermane, ndërsa gruaja ende e ka pasaportën shqiptare. Në këtë rast, ajo mund të votojë, ndërsa ai jo. Kjo është një marrëzi dhe një padrejtësi e turpshme,” përfundoi Berisha.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.