Ambasada shqiptsre në Stokholm njofton të gjithë shtetasit të cilët kanë aplikuar për pasaporta dhe karta ID deri në datën: 10 janar 2025 të paraqiten në Ambasadë për tërheqjen e tyre.
“Shërbimi i shpërndarjes ofrohet nga e hëna në të premte, nga ora 10:00 deri në orën 14:00.Shërbimi nuk ofrohet në ditët e pushimeve zyrtare, sipas kalendarit të festave në Republikën e Shqipërisë”, thuhet në njoftimin e ambasadës.
UDHËZIM PËR PERSONAT QË DUAN TË TËRHEQIN PASAPORTËN ME POSTË
Për tërheqjen e pasaportës me postë duhet të keni parasysh, si më poshtë:
Posta duhet të jetë e gjurmueshme/rekomande (me kod gjurmimi).
Në zarfin që do të nisni në adresën e Ambasadës (Capellavägen 7, 181 32, Lidingö) vendosni:
1. Kuponin e aplikimit që keni marre në përfundim të aplikimit, në Ambasadë.
2. Fotokopje të dokumentit të identitetit të aplikuesit ose prindit në rastin e aplikimeve për fëmijë.