Skoci/ Vallja e Tropojës në skenën e Teatrit Mbretëror në Glasgow

E mërkurë, 19 Shkurt, 2025

Një nga aktivitetet më të bukura dhe të shumëpritura të vitit, Go Dance 2025, i sjell Glasgow-it ngjyrat dhe energjinë e jashtëzakonshme të artit të vallëzimit. Aktiviteti ka nisur në Teatrin Mbretëror të Glasgow-it në datë 21 dhe do të përfundojë nesër. Ky festival unik përfshin shkolla, kolegje, kurse dhe komunitete të ndryshme nga e gjithë Skocia, duke promovuar larminë muzikore, bukurinë e vallëzimit dhe fuqinë bashkuese të artit.

Në këtë skenë madhështore ndërthuren stilet nga baleti klasik, kërcimet bashkëkohore, hip-hop-i dhe deri te trashëgimia e pasur e valleve tradicionale. Përfaqësimi shqiptar këtë vit është veçanërisht i spikatur falë grupit të drejtuar nga Znj. Remzije Zeka Sherifi, OBE, një figurë e njohur dhe krenari shqiptare në Skoci.

“Vajzat tona kanë punuar për dy muaj për përgatitjen e valles së Tropojës, një simbol që tashmë na përfaqëson në UNESCO. Nuk është një valle e thjeshtë, por koreografja jonë e talentuar, Jade Adamson dhe asistentja e saj, Megi Jahja e kanë përshtatur në mënyrë të mrekullueshme për grupin tonë,” tregon Znj. Sherifi për “Diaspora Shqiptare”.

E veçanta e grupit shqiptar është se janë të vetmit që performojnë një valle popullore tradicionale, duke sjellë një përplasje të bukur kulturash dhe një ndjesi të fuqishme përkatësie.

“Për mua është krenari që marrin pjesë edhe mbesat e mia. Disa prej kostumeve tradicionale i qëndisëm vetë dhe kjo ia shton emocionin kësaj eksperience,” shton ajo me entuziazëm.

Go Dance 2025 ofron një program të larmishëm për katër net rresht, ku valltarë të të gjitha moshave dhe zhanreve ndajnë me publikun punën e tyre në skenën kryesore të Teatrit Mbretëror. Ky festival është një festë gjithëpërfshirëse, që frymëzon dhe argëton audiencën, duke e bërë një ngjarje të pandalshme për të gjithë dashamirësit e vallëzimit.

Programi i këtij viti:

e martë

PASS, Kolegji i Edinburgut

Shkolla e mesme Smithycroft

Lidhja e vallëzimit

Shkolla e Vallëzimit Debbie Eadie

Fillimi i Baletit Pointe

Shkolla e Mesme St Paul’s RC

@Dance

Inter Performing Arts Academy

e mërkurë

RCS – Shkolla e kërcimit

Valle per te gjithe

Albscott

Sarah Hendy School of Dance

Dance Studio Skoci @ Glasgow Clyde College

Paragoni M3

Djathtas2 kërcim

Pensionistët e Pan

Artet e Teatrit Hamilton

e enjte

Lothian Youth Dance Company

Shkolla e vallëzimit Valerie Brown

Shkolla fillore Langbank

Claire Burns School of Dance

Frymëzoni

Arritni më shumë Skoci

Shkolla e mesme Hillpark

Kolegji i Ri Lanarkshire

e premte

Wolf Pack, Balet Barrowland

Jazzart

Shkolla e Baletit Linda Lowry

Kolegji Perëndimor i Skocisë

Vallëzim i pavarur

Shkolla e Teatrit Muzikor Dancepoint

Dance Jennifer Scott

Dance Inc Studio Qendra