Serbia shpall 2 shqiptarë non-grata, reagon MEPJ

E martë, 17 Nëntor, 2026

Me argumentin se ata përbëjnë “rrezik për sigurinë kombëtare”, Serbia i ka ndaluar hyrjen për një vit në territorin e saj 14 përfaqësuesve të shoqërisë civile nga Austria, Kroacia, Sllovenia, Republika Ceke, Rumania, Moldova, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria.

Gjatë 21 dhe 22 janarit ata ndodheshin në Beograd me ftesë të fondacionit austriak Erste për të diskutuar “strategjitë përmes të cilave organizatat jo qeveritare mundet të krijojnë të ardhura”. Një aktivitet tërësisht a-politik dhe pa asnjë lidhje me protestën anti-qeveritare nisur prej nëntorit të vitit të shkuar.

Gazmir Memaj nga fondacioni “Mary Ward Loreto” dhe Edlira Lilaj nga “Organizata Help” në Tiranë,  ishin pjesë e të 14 anëtarëve të shoqërisë civile, të cilëve shërbimi sekret serb, në bashkëpunim me policinë, i intervistuan dhe vendosën në pasaportat e tyre vulat e ndalimit të hyrjes në Serbi për një vit.

Gazmiri dhe Edlira ekskluzivisht për gazetarin e Top Channel, Muhamed Veliu, tregojë si nisi e gjithë kjo histori e ndalimit dhe çfarë ndodhi në komisariatin e policisë në Beograd në Bulevardin Despota Stefana Nr 107.

“Ne kishim dalë për shëtitje. Në momentin që jemi kthyer në hotel na ndaloi policia. Vetëm njëri nga oficerët e policisë tregoi dokumentin identifikues. Ishin të gjithë të veshur civil dhe na kërkuan dokumentet e identifikimit. Na shoqëruan në polici me makinë personale jo makinë me shenja dalluese të  policisë”-shprehet Edlira Lilaj.

“Dokumenti që na detyronte të largoheshim brenda 24 orësh dhe na ndalonte të hynim për 1 vit në Serbi ishte i gjithi në Serbisht dhe bona-fide e firmosëm pa e ditur se çfarë përmbante dokumenti. Na u tha nga policia se thjesht kemi informacione nga organet tona dhe do të marrim këtë masë ndaj jush. Pa ndonjë shpjegim tjetër. Dhe për rreth 2 orë e 30 minuta nuk na dhanë detaje tjera thjesht na thanë janë procedura që zgjasin. E më pas na është dorëzuar dokumenti”-shprehet Gazmir Memaj për Top Channel.

Të dy shqiptarët e dëbuar nga Serbia janë të kujdesshëm të mbërrijnë në një përfundim të prerë përse kjo masë ndaj tyre.

“Nuk kemi pasur asnjë informacion pse na morën dhe përse u mor ky vendim. Tani kemi paqartësi dhe frikë se çfarë pasojash ka ky dokument më pas për ne”-deklaroi në intervistë Lilaj.

“Nuk di se si ta përkufizoj këtë ngjarje por mendimi im është se kemi të bëjmë me një paranojë politike.

Është absurde të thuhet se ne të shoqërisë civile përbëjmë kërcënim për sigurinë kombëtare pavarësisht se agjenda jonë, objektivat tonë qoftë të organizatës apo të qëndrimit tonë ato ditë në Beograd nuk kishte lidhje me diçka që mund të lidhet me politikën dhe ngjarjet që po zhvillohen tani në Beograd dhe këtë e lidh me protestat e studentëve. Për mua e gjitha paranojë  dhe sulm i pa precedentë ndaj shoqërisë civile i pa justifikuar dhe i pajustifikueshëm”-shton Memaj.

Edlira dhe Gazmiri përmes postës elektronike për ngjarjen vunë në dijeni ambasadën tonë në Beograd e cila shpreh keqardhjen dhe kërkon të dhëna të tjera për të informuar Ministrinë për Europën dhe Punët e Jashtme për të shqyrtuar me kujdes hapat që mund të ndërmerren.

Në një reagim për Top Channel pas publikimit të lajmit për shpalljen non grata të dy shtetasve shqiptarë nga Serbia,  Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme tregon veprimet e ndërmarra për këtë rast.

Në reagim pas kërkesës së Top Channel thuhet:

“Sot, më 23 janar 2025, u thirr në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme Ambasadori i Republikës së Serbisë, z. Slobodan Vukçević.

Gjatë takimit, iu transmetua keqardhja dhe shqetësimi serioz për ndalimin dhe largimin nga territori i Serbisë të dy shtetasve shqiptarë, përfaqësues të shoqërisë civile, të cilët po merrnin pjesë në një seminar në Beograd.

Këtë veprim nuk e konsiderojmë në përputhje me dëshirën dhe përpjekjet tona për të ruajtur marrëdhënie të mira fqinjësore dhe me impakt negativ në lëvizjen e lirë të shtetasve tanë.

MEPJ kërkoi sqarime lidhur me këtë rast dhe theksoi nevojën që autoritetet serbe të rishikojnë dhe të marrin në konsideratë apelimin e vendimeve të marra. U kërkua gjithashtu që të mos lejohet përsëritja e ngjarjeve të tilla në të ardhmen. Ky rast është duke u ndjekur me vëmendje të plotë nga Ambasada Shqiptare në Beograd./ Top Channel

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.