109 vjet pa Isa Boletini, heroi i lirisë dhe simboli i qëndresës shqiptare

E mërkurë, 19 Shkurt, 2025

Isa Boletini mbetet një nga figurat më të rëndësishme të historisë shqiptare, një udhëheqës i guximshëm që e lidhi jetën e tij me luftën për liri dhe mbrojtjen e trojeve shqiptare. I lindur në fshatin Boletin të Mitrovicës, në një familje me tradita patriotike, ai hyri në historinë kombëtare si një simbol i qëndresës dhe dashurisë për atdheun.

Në moshën 17-vjeçare, Isa u dallua si luftëtar në radhët e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, duke marrë pjesë në betejën e Slivovës kundër forcave osmane më 22 prill 1881. Ai ishte një nga mbështetësit kryesorë të Haxhi Zekës në themelimin e Lidhjes Shqiptare të Pejës (1899-1900), duke qëndruar kundër pushtuesve osmanë dhe qarqeve shoviniste fqinje.

Në fillim të shekullit XX, Isa Boletini udhëhoqi qëndresën popullore kundër ndërhyrjeve të fuqive të huaja në Shqipëri, si Serbia, Mali i Zi, Rusia dhe Austro-Hungaria. Ai drejtoi luftëtarët shqiptarë në përballjet me ushtrinë osmane, përfshirë betejat e Shtimes dhe Carralevës më 1910 dhe kryengritjet e vitit 1911 dhe 1912.

Gjatë Luftës Ballkanike, Isa u vu në krye të çetave vullnetare për mbrojtjen e trojeve shqiptare kundër pushtimeve serbe. Në nëntor të vitit 1912, ai ishte përkrah Ismail Qemalit në shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë në Vlorë dhe luajti një rol të rëndësishëm në organizimin e mbrojtjes së Qeverisë së Përkohshme të Vlorës. Në vitin 1913, si pjesë e delegacionit shqiptar, Isa protestoi në Konferencën e Londrës kundër vendimeve për copëtimin e Shqipërisë.

Autoriteti i Isa Boletinit si udhëheqës popullor buronte nga trimëria dhe urtësia e tij. Fjalët e tij legjendare, “Unë jam mirë kur asht mirë Shqypnia”, përmbledhin filozofinë e jetës dhe përkushtimin e tij ndaj atdheut. Ai njihej edhe për episodin në Londër, ku arriti të fuste një revolver në zyrën e ministrit të jashtëm britanik, Edward Grey, duke u bërë simbol i një guximi të papërkulur.

Më 23 janar 1916, Isa Boletini ra heroikisht në Podgoricë, i vrarë pabesisht nga forcat malazeze së bashku me të bijtë e tij Halilin dhe Zahidin, nipërit Jonuzin dhe Halitin, si dhe tre bashkëluftëtarë të tjerë.

Në korrik të vitit 2011, trupat e Isa Boletinit dhe bashkëluftëtarëve të tij u kthyen në Kosovë dhe iu dorëzuan Komunës së Mitrovicës, për t’u prehur në vendin e tij të lindjes, pas një udhëtimi të gjatë e simbolik për heroin e kombit shqiptar.

Isa Boletini mbetet një shembull i përjetshëm i dashurisë për liri dhe përkushtimit ndaj idealeve kombëtare. Heroizmi dhe sakrificat e tij janë një trashëgimi që ndriçojnë të ardhmen e shqiptarëve.