Shqipëria merr pjesë në panairin global të turizmit Fitur 2025 në Madrid, përmes agjendës së organizuar nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, stenda e së cilës është konceptuar si një buqetë e ndjesive, përvojave dhe shijeve që Shqipëria ofron.
Para nisjes së këtij panairi, ministrja Kumbaro u takua me Sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës Botërore të Turizmit Zurab Pololikashvili, në jubileun e 50-vjetorit të krijimit të kësaj organziate.
“Shqipëria vijon të jetë në krye të Barometrit të Turizmit për rritjen e qenësishme të fluskeve ndërkombëtare dhe të ardhurave nga turizmi, teksa Organizata Botërore e Turizmit kremton këto ditë jubileun e 50-vjetorit të krijimit ku vendi ynë është anëtar me të drejta të plota dhe një aktor i rëndësishëm në Europën Juglindore “, u shpreh ministrja Kumbaro.
Viti 2024 shënoi rritje nga tregjet e Amerikës Latine si dhe vizitorët spanjollë që arritën shifrën e 109 mijë vizitorëve ose 26% më shumë se viti paraardhës.
Përmes sloganit “Albania All Senses”, Shqipëria prezanton potencialet e saj nën qasjen e praktikave të qëndrueshme të zhvillimit të turizmit.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.