Kosovë/ Sot 27 vjet nga sulmi në familjen e Komandantit Adem Jashari

E mërkurë, 19 Shkurt, 2025

Sot shënohen 27 vite nga sulmi i dytë i forcave serbe ndaj familjes së komandantit legjendar Adem Jashari në Prekaz, një ngjarje që parapriu një nga momentet më tragjike dhe simbolike të luftës për liri në Kosovë.

Më 22 janar 1998, në orët e para të mëngjesit, forcat policore serbe, të pozicionuara pranë Fabrikës së Municionit të Gjuetisë, vetëm 500 metra larg lagjes Jashari, nisën një sulm të ashpër ndaj Kullës së Jasharëve duke përdorur armatime të rënda.

Adem Jashari nuk ndodhej atë natë në shtëpi, por sulmit i rezistuan vëllezërit e tij, Shabani dhe Hamza, së bashku me nipa dhe mbesa. Si pasojë e këtij sulmi, dy anëtarë të familjes u plagosën.

Kjo ngjarje ishte preludi i tragjedisë që ndodhi më 5 mars 1998, kur forcat serbe rrethuan sërish shtëpinë e Jasharëve, kësaj here duke përdorur tanke dhe artileri të rëndë. Përleshjet që zgjatën deri më 7 mars përfunduan me masakrimin e mbi 50 anëtarëve të familjes Jashari, përfshirë gra dhe fëmijë.

Simbol i Luftës për Liri

Adem Jashari, i cili ra heroikisht gjatë këtyre përleshjeve, u shndërrua në simbol të luftës për liri dhe pavarësi të Kosovës.

Pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, shtëpia e familjes Jashari u kthye në një shtëpi përkujtimore, e cila sot vizitohet nga mijëra njerëz çdo vit. Përballë shtëpisë ndodhen edhe varrezat e dëshmorëve, një tjetër simbol i sakrificës së familjes Jashari.

Në Prekaz është ndërtuar edhe një muze ku ruhen dhe ekspozohen veshjet dhe sendet personale të familjes Jashari, si një kujtesë e përjetshme për heroizmin dhe qëndresën e tyre.

Prekazi mbetet jo vetëm një vend përkujtimi, por edhe një monument i gjallë i lirisë dhe sakrificës për një Kosovë të lirë.